Robert Fisk: Arabia Saudite synon burimet e naftës në Liban

Robert Fisk, një korrespondent dhe shkrimtar britanik, në një intervistë të botuar në gazetën Independent tha se intervista televizive në Riad e kryeministrit libanez Saad Hariri, nën presionin e Arabisë Saudite, mund të ketë lidhje me synimin e Arabisë Saudite që të fitojë një pjesë të rezervave të naftës së Libanit.

Sipas Robert Fisk, “intervista që Bula Jacobian kishte zhvilluar me Haririn ishte e çuditshme dhe shumë e komplikuar. Sauditët e hodhën poshtë kërkesën e ekipit të kameramanëve të kanalit televiziv Al-Mustaqbal, që është pronë e Haririt, që të udhëtojë për në Arabinë Saudite dhe të filmojë intervistën dhe këmbënguli që ekipi kameraman i televizionit saudit të regjistrojë intervistën e kryeministrit libanez. Fisk shprehu besimin e tij se kjo intervistë nuk pasqyronte pikëpamjet e Saad Haririt, por, ngaqë u mbajt në Riad, shpreh mendimin e Arabisë Saudite për udhëheqjen e Muhamed bin Salman, princit të kurorës të këtij vendi. Në një intervistë televizive, Hariri tha se vetë ai kishte përgatitur një letër të dorëheqjes nga posti i kryeministrit një javë më parë, por deri më tani asnjë nga partitë politike libaneze nuk e ka miratuar këtë pretendim. Hariri gjithashtu tha se kishte për qëllim të jepte një shock pozitiv për Libanin me dorëheqjen e tij në Riad. Robert Fisk pastaj ngre pyetjen se si Hariri mendonte se mund të trondiste Libanin duke njoftuar dorëheqjen e tij në kryeqytetin saudit? A ka lidhje dorëheqja e tij me gjendjen financiare të kompanisë saudite Uxhba, të cilën ai e zotëron? Kompania e tij i detyrohet 9 miliardë dollarë qeverisë saudite. Robert Fisk zbuloi se një kopje e dokumenteve të qeverisë saudite është në dispozicion të zyrtarëve libanezë ku thuhet se Saad Hariri, i cili ka edhe shtetësinë saudite, do të jetë i pranishëm në një gjykatë të Riad për shkak të borxhit financiar ndaj qeverisë saudite. Fisk duke iu referuar vizitës së peshkopit libanez Basharat al-Rai në Arabinë Saudite thekson se Presidenti libanez Michel Aoun frikësohet që sauditët do të dorëzojnë dorëheqjen e Saad Haririt te Basharat al-Raibi, i cili do ta çojë aktin e dorëheqjes në Bejrut dhe në këtë mënyrë dorëheqja e Haririt të marrë formë ligjore. Robert Fisk vazhdoi:” Zyrtarët libanezë janë shumë të shqetësuar se Muhamed bin Salman mund jetë në gjendje të dëbojë të gjithë libanezët që punojnë në Arabinë Saudite dhe numri i tyre është mbi 200,000, por gjithashtu të tërheqë edhe të gjitha pasuritë saudite nga Libani”. Duke vënë në dukje se Arabia Saudite po sheh me lakmi rezervat e naftës në Liban, Fisk thotë se zyrtarët libanezë vlerën e rezervave të naftës dhe gazit të Libanit e vlerësojnë me 600 miliard dollarë, dhe ndoshta sauditët po kërkojnë të jenë pjesëtarë në këto rezerva./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne