Rohani: Protestat mund të jenë mundësi për të kuptuar problemet

Presidenti iranian, Hasan Rohani, ka thënë se protestat kundër qeverisë mund të jetë mundësi për të adresuar problemet që e shqetësojnë Iranin.

Televizioni iranian ka raportuar sot se disa persona janë vrarë gjatë natës së kaluar, pas nisjes së demonstratave, si shkak i rritjes së çmimit të produkteve ushqimore në këtë vend.

Duke folur pas një takimi me udhëheqësit e komiteteve parlamentare, Rohani ka thënë se protestat te cilat tashmë kanë hyrë në ditën e pestë, nuk kanë të bëjnë vetëm me çështje ekonomike, mirëpo janë edhe kërkesë e qytetarëve për më shumë liri.

Këto trazira “mund të duken si kërcënim mirëpo mund të kthehen në një mundësi që të shohim se ku është problemi”, është cituar të ketë thënë Rohani.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë përmes një postimi në Twitter se kjo gjendje tregon se Irani “është duke dështuar në çdo nivel” dhe se “është koha për ndryshime”.

“Populli iranian është shtypur për shumë vite. Ata janë të uritur për bukë dhe liri. Së bashku me të drejtat e njeriut, pasuria e Iranit po plaçkitet’, ka shkruar ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne