Roli i MEK-ut është qe të prishë debatin politik mbi Iranin, thotë paneli i ekspertëve në Parlamentin Evropian

Javën e kaluar u mblodhën në Parlamentin Evropian politikanë dhe ekspertë për të diskutuar kërcënimin Muxhahedin-e Khalq (MEK) në Shqipëri.

Shqipëria, vendi i vogël i NATO-s në Ballkan e ka vendosur veten në një pozitë të veshtirë kundër vullnetit të vet politik në kundërshtim me interesat e tij kombëtare. Kjo situatë ka ardhur indirekt nga amerikanët nëpërmjet agjencisë të deskretituar, organizatës terroriste Muxhahedin Khalq (MEK) e njohur edhe si kulti Raxhavi. MEK ka qenë i pranishëm në Shqipëri që nga viti 2013, kohë kur u transferuan nga Iraku me një marrëveshje sekrete midis qeverive amerikane, shqiptare dhe lidershipit të MEK. Sipas marrëveshjes, UNHCR-ja ra dakord që t’i lëvizte, ndërsa MEK-u ra dakord që të zbatojë marrëveshjen dhe të paguajë shpenzimet. Amerikanët thanë se do të ngrinin një Institut De-Radikalizues, një nismë për të sjellë më shumë ‘terroristë’ në të ardhmen. Në fund të vitit 2016, në Shqipëri ndodheshin 2,745 anëtarë të radikalizuar të MEK-ut, të cilët u ri-grupuan më vonë në një kamp trajnimi të mbyllur dhe të izoluar, të quajtur kampi Ashraf 3, për të rifilluar aktivitetet e tyre pa pengesa kundër Iranit.

Thirrja për ndryshimin e regjimit të një vendi tjetër në Shqipëri konsiderohet vepër penale. Por kjo nuk e ka ndaluar MEK-un nga veprimtaria e vet. Ata madje kanë ftuar edhe disa përkrahës amerikanë si John Boltoni, John McCaini, Rudi Giuliani që të vijnë dhe ta përforcojnë vërtetësinë e pretendimit të tyre për të qenë gati në rrëzimin e qeverisë iraniane nga Shqipëria. Ky nuk është një problem i vogël për Shqipërinë si një vend paqësor, krenar për tolerancën e tij fetare dhe lirinë e fjalës, një vend i cili kishte arritur prej kohësh që të dilte prej dominimit Sovjetik. Shqipëria ka gëzuar gjithashtu një histori të gjatë lidhjesh tradicionale dhe kulturore me Iranin. Në atmosferën e trazuar të tensioneve SHBA-Rusi, nxitja e armiqësisë kundër Iranit nuk është aspak në interesat kombëtare të Shqipërisë.

Në lidhje me këtë kontekst, ekspertë dhe përfaqësues të politikës shqiptare u mblodhën në Parlamentin Europian të martën më 10 prill, pasi eurodeputetet Ana Gomes dhe Patricia Lalonde për të diskutuar problemin, organizuan një takim me titull “Kërcënimi Muxhahedin el Khalq (MEK) në Shqipëri” .

Zonja Gomes kishte bërë thirrje për një debat të hapur. Ajo i informoi pjesëmarrësit në takim se mbi tridhjetë kolegë të saj kishin nënshkruar një letër të nxitur nga MEK, në të cilën kërkohej ndërprerja e takimit. Zonja Gomes e denoncoi këtë qasje duke thënë se për interes të marrëveshjes JCPOA dhe situatës së të drejtave të njeriut në Iran, është jetësore që Parlamenti Europian të angazhohet në dialog me Republikën Islamike të Iranit, edhe pse është e qartë se të dyja palët palët do të kenë mendime dhe pikëpamje shumë të ndryshme. MEK ështe thellësisht jodemokratike si organizatë dhe nuk beson tek liria e fjalës. Ndikimi i tyre tek sjellja politike në Parlamentin Evropian (EUP) dhe përpjekjet për të heshtur deputetët, janë krejtësisht e papranueshme.

Eurodeputetja Ana Gomes: Kërcënimi Muxhahedin el Khalq (MEK) në Shqipëri

Në të vërtetë, asnjë nga lobistët e MEK-ut nuk u paraqit në debat. Deputeti Gérard Deprez (i lidhur me MEK), kryetari i Miqve të një Irani të Lirë në Parlamentin Europian, i cili pretendonte se kishte mbledhur mbi 200 nënshkrime nga kolegët e tij në favor të MEK-ut, nuk ishte në gjendje të debatonte ose nuk deshi që ti bashkohej debatit. Kur u pyet nga eurodeputetët mbi emrat e nënshkruesve, ai nuk pranoi të fliste.

Nicola Pedde, drejtor i Institutit të Studimeve Globale në Romë, përshkroi një situatë të ngjashme të ndodhur Itali. “Kur MEK dhe Maryam Rajavi kishin qasje të lirë në parlamentin italian, dhe ftoheshin nga agjensi të ndryshme qeveritare, ata mblodhën nënshkrime nga rreth 70% e deputetëve. Por, pas intervistimit të këtyre anëtarëve u konstatua se shumica e deputetëve nuk e mbanin mend nënshkrimin ose atë për të cilën nënshkruan. Vetëm pesë anëtarë ishin mbështetës të vërtetë të MEK-ut. Kishte keqpërdorim të paditurisë së anëtarëve mbi çështjet e Iranit. Letra të tilla u përdorën për të rritur infiltrimet e MEK-ut brenda institucioneve ku ata mund të prishnin marrëdhëniet dhe debatin bilateral midis Republikës Italiane dhe Republikës Islamike të Iranit”.

MEK po i përsërit këto metoda edhe në Shqipëri; duke iu afruar deputetëve, mediave, analistëve dhe duke ndikuar tek ata me informacione të prodhuara në mënyrë për të prishur interesat e vendit kundrejt qeverisë iraniane. Pedde e quan këtë “prishje të debatit politik mbi Iranin”.

Por problemet për Shqipërinë nuk janë të kufizuara vetëm në politikë. Sipas një raporti të policisë shqiptare, azilantët iranianë të MEK-ut mund të paraqesin implikime për sigurinë e brendshme, pasi këta individë janë thellësisht të indoktrinuar, kanë qenë pjesë e strukturave ushtarake dhe kanë marrë pjesë në luftëra dhe në akte terroriste.

Historiani Olsi Jazexhi vuri në dukje se MEK bën thirrje për xhihad kundër një vendi të huaj dhe sipas kodit penal shqiptar, nuk ka dyshim që MEK është një organizatë terroriste.

Një vështirësi kryesore në trajtimin e MEK-ut është se nuk dihet se sa është numri i tyre i vërtetë. “Ne nuk e dimë se kush janë apo më saktësisht sesa janë”, tha Anne Khodabandeh, një konsulente në Mbretërinë e Bashkuar për de-radikalizim. “Në vitin 2003, ushtria amerikane arrestoi 3.800 anëtarë të MEK-ut në Irak, ndërsa UNHCR-ja solli 2,901 anëtarë në Shqipëri. Një raport i vjetër i policisë shqiptare llogarit të jenë 2,465 anëtarë. Që atëherë, shumë prej tyre janë larguar nga organizata ose kanë vdekur. Megjithatë senatori amerikan, lobisti i MEK Robert Torricelli thotë së në kampin Ashraf 3 ndodhen gjithsej 4,000 anëtarë. Nga erdhën pjesa tjetër e shtuar? ”

Sipas avokates shqiptare, Migena Balla që ndihmon ish-anëtarët e MEK-ut, anëtarët e MEK-ut nuk kanë statusin e refugjatit sipas OKB-së. Shteti shqiptar nuk u jep atyre të drejtën për banim apo për leje pune. Ata në realitet janë pa shtetësi. Edhe Organizata Ndërkombëtare për emigracionin nuk mban përgjegjësi për ata. Kjo situatë është tepër e komplikuar, sepse kur UNHCR-ja i regjistroi individët në Irak para transferimit, MEK përdori me qëllim emra dhe identitete të rreme duke përdorur pasaporta të huazuara dhe të falsifikuara. Në të vërtetë ne nuk e dimë se kush janë ata.

MEK jo vetëm që jep informacione të rremë por jep edhe identitete të rremë. Kjo do të thotë se MEK mund ti lëvizë anëtarët përreth pa i zbuluar kush. Grupi i madh siguron gjithashtu edhe mbulim për rreth pesëdhjetë anëtarë tepër të radikalizuar të cilët janë ‘thellësisht të indoktrinuar’, të trajnuar dhe të gatshëm për të vrarë dhe për të vdekur me qëllim zbatimin e agjendës së MEK-ut për ndryshimin e regjimit në Iran.

Në një vend të njohur për korrupsion dhe me probleme serioze të sigurisë dhe ekonomisë, papërgjegjshmëria e MEK-ut u lejon atyre një ndikim të paprecedent. Ky grup, qoftë në Shqipëri apo në Evropë, është një rrezik për debatin politik, për shoqërinë civile dhe për anëtarët e vet. Olsi Jazexhi u tha delegatëve, “Evropa është pluraliste, demokratike dhe e fortë. Ne shqiptarët kemi ardhur për të kërkuar ndihmën tuaj në trajtimin e MEK-ut”. Por, nëse MEK nuk është përgjegjësia e askujt dhe askush nuk do të mbajë përgjegjësi për MEK-un, si do të përgjigjet Evropa?/iranian/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne