Romeo Kara: Berishën e njoha me këpucë të grisura, por sot

Juristi i OSHEE, Romeo Kara i ftuar në studion e Report Tv tregoi se Sali Berishën e ka njohur shumë vite më parë me këpucë të grisura, ndërsa tashmë sipas tij, karrigia ku ulet ish-kryeministri kushton më shumë se shtëpia e tij.

Gjithashtu ai u shpreh se i kanë ofruar ryshfet për të mbyllur gojën për çështjen CEZ, por nuk ka pranuar. “E kam nis si një besimtar që këtë jetë nuk mund ta çoj kot, prandaj nuk dorëzohem. Berishën e kam njohur me këpucë të grisura. Po tani ai është ulur në një karrige që kushton më shumë se shtëpia ime.

Më kanë ofruar edhe ryshfet për të mbyllur gojën por nuk kam pranuar. Kjo është beteja ime, do ta coj deri në fund” deklaroi ai. Eksperti ligjor i OSHEE, Romeo Kara kallëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta për skandalin e CEZ.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne