Ronaldo dhuron 1,5 milionë euro për Palestinën me rastin e ramazanit

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka dhuruar 1,5 milionë euro për Palestinën me rastin e muajit të shenjtë të ramazanit.

Sulmuesi i ekipit italian të Juventusit pati dhuruar për fëmijët palestinezë 1,5 milionë euro edhe në vitin 2012, kur lejoi shitjen me ankand të trofeut të tij personal të Këpucës së Artë.

Ronaldo, 34 vjeç, njihet si një nga futbollistët më humanë në botë.

Ai dhuron shpeshherë shuma të mëdha parash për të ndihmuar nevojtarët, por Palestina është një nga vendet për të cilët ka bërë më tepër donacione./TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne