Ronaldo gjobitet me 18,8 milionë euro

Agjencia Tatimore e Spanjës miratoi marrëveshjen e arritur mes ish-futbollistit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Prokurorisë publike për të shlyer detyrimet e tij fiskale.

Sipas agjencisë zyrtare spanjolle të lajmeve, EFE, futbollisti portugez i Juventusit nuk do të vuajë dënim në burg për arsye se ka pranuar fajin për katër krime tatimore dhe do të paguajë gjobën.

Ronaldo për të cilin është përcakuar se mes viteve 2011-2014 ka bërë evazion fiskal prej gjithsej 14.768.897 euro, do të paguajë gjobë prej 18,8 milionë euro përfshirë interesin dhe shpenzimet gjyqësore.

Ronaldo pas 9 vitesh në Real Madrid u transferua në ekipin italian Juventus.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne