Rouhani: Sauditët vranë Khashoggin me mbështetjen e SHBA-ve

Arabia Saudite nuk do të kishte guxuar të vriste gazetarin Jamal Khashoggi pa mbështetjen e SHBA-ve, tha sot presidenti iranian Hassan Rouhani.

Duke folur në një mbledhje kabineti, Rouhani e përshkroi vrasjen e Khashoggit si “të organizuar”, duke thënë se sauditët nuk do të kishin guxuar të “kryejnë krimin pa mbështetjen amerikane”.

Udhëheqësi iranian i bëri thirrje qeverisë turke të vazhdojë të kryejë hetimin e paanshëm për vrasjen e gazetarit saudit.

Khashoggi, një shtetas saudit dhe kolumnist i “Washington Post”, për herë të fundit u pa duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

Pas javëve të mohimit të përfshirjes në zhdukjen e tij, Arabia Saudite njoftoi të dielën se ai vdiq gjatë një grindjeje brenda konsullatës.

Udhëheqësit botërorë i bënë thirrje qeverisë saudite që të japin përgjigje më konkrete për vdekjen.

Sipas burimeve turke në ditën e zhdukjes së Khashoggit, 15 sauditë të tjerë, përfshirë disa zyrtarë, arritën në Stamboll dhe vizituan konsullatën ndërkohë që ai ishte ende brenda. Të gjithë individët e identifikuar kanë lënë Turqinë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan të martën paraqiti gjetjet fillestare në hetimin duke thënë se vrasja e Khashoggit ishte “e paramenduar”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne