Rouhani: Turqishtja është burim krenarie për Iranin

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, u shpreh me lëvdata për gjuhën turke gjatë një fjalimi drejtuar qytetarëve iranianë të tubuar në Stadiumin “Tahti”, në Tebriz. “Turqishtja është burim krenarie dhe një nga lulet aromatike të Iranit”, ka thënë ai, sipas një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare të Presidencës iraniane, e cila thekson se Rouhani është ndalur gjithashtu mbi rëndësinë e shtrirjes së përdorimit të gjuhës turke në vendin e tij duke urdhëruar botimin e librave të nevojshëm për mësimin e turqishtes./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne