Rraja në burg/Flet Xhisiela Maloku: Erdha për ta mbështetur, kemi marrëdhënie shoqërore

Pasi ish i dashuri i saj Rexhep Rraja u la sërish në burg, nga jashtë Gjykatës Xhisiela Maloku ka bërë avokatin e tij mbrojtës pavarësisht se ishte denoncimi i saj për përndjekje që e çoi pas hekurave. Në një prononcim për gazetarët 25-vjeçarja tha se kishte shkuar në gjykatë për ta mbështetur ish-të dashurin, pasi ishte i pafajshëm.

“Erdha për ta mbështetur, për arsye të trafikut arrita vonë. Kjo bëri që mos të isha në gjykatë. Në seancën tjetër do e mbështes. Nuk jam viktimë. Skam presion. Këtë e kam bërë edhe deklaratë noteriale. Ato që kam thënë në media janë të vërteta, dhe duhet të më besoni. Oficeri i policisë është në azil. Skam informacione të tjera. Kam kontaktuar me të, kam marrëdhënie të mira. Kemi marrëdhënie shoqërore. Erdha për ta mbështetur në gjykatë”, tha Xhisiela.

Burimi: Balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne