Rrëfehet 17-vjeçari nga Berati: Për ta trembur babanë unë…

Një ditë më parë policia ndërhyri me forcë në një banesë në Berat pasi ishte raportuar se babai prej tre ditësh mbante peng djalin brenda banesës dhe e kishte lënë pa ushqim.

Pas mbërritjes së policisë, 43-vjeçari Admir Duro reagoi ashpër duke sulmuar policinë me ato pak orendi që ndodheshin në banesën e tij të shkatërruar.

Por sot, djali i tij 17-vjeçar thotë se ato që janë raportuar në media nuk janë të vërteta. Shtetasi me inicialet A.D., deklaron se ai e telefonoi policinë për të trembur babain pas një zënke.

Siaps tij, babai u acarua pas mbërritjes së policisë dhe nisi të bërtasë dhe të përplasë orenditë e shtëpisë.

“Nuk është e vërtetë që babai më ka mbajtur të kyçur tre ditë dhe më ka lënë pa ushqim. Unë jetoj me babanë, dje kemi pasur një sherr dhe unë për ta trembur mora në telefon policinë. Kur erdhi policia i ra derës me forcë, por babai u tremb dhe nuk pranoi t’ja hapte.

Në këtë moment tensioni unë hipa në çati dhe i kërkoja policisë që të tërhiqej e të mos e shqyente derën pasi babi u tremb dhe humbi kontrollin. Por edhe pse unë kërkova që policia të mos hynte me forcë ata nuk më dëgjuan. Kam rreth 16 vjet që jetojë me babanë. Që një vjeç më ka rritur ai, nëna është larguar. Unë e di që babai nxehet shpesh herë dhe humbet kontrollin, sepse është i sëmurë, por unë nuk mund ta lë në burg sepse e kam baba”, tha djali 17-vjeçar.

Admir Duro njihet si person me probleme mendore. Të afërmit e ti deklaruan se ai ka nevojë për kurim. Problemet e 43-vjeçarit konstatohen vetëm nëse shikon pamjet e banesës ku ai jeton e cila është totalisht e shkatërruar.

Muret ngjajnë me dhoma si ato të filmave horror ku nuk mungojnë shkrime të ndryshme apo emra aktorësh.

Ndërkohë, 43-vjeçari qëndron në qeli me akuzën e dhunës në familje, dhe kundërshtim të forcave të rendit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne