Rrëfimet e policëve që u sulmuan nga banda e Elbasanit

Suel Çela është personi i shpallur në kërkim për sulmin ndaj policisë në Elbasan. Pavarësisht se emri i tij tashmë qarkullon në të gjitha mediat, nuk ka asnjë njoftim apo deklaratë zyrtare që të konfirmojë se ky është personi i dyshuar, që drejtonte mjetin tip Audi, me të cilin u sulmua policia.

Lapsi.al siguroi raportin e policisë për ngjarjen, që sipas rrëfimit të policëve nisi për një radio dore, të ngjashme me radiot e policisë, që e mbanin dy persona që udhëtonin me Range Rover. Raporti konfidencial përgënjeshtron versionin zyrtar të policisë, sipas të cilit aksioni nisi për kontrollin e mjeteve luksove në qytet.

Në materialet e policisë, shkruhetse rreth orës 20:00 të datës 18 shtator u në Range Rover ishin dy persona, Ledio Zabeli dhe Endri Çopja

“Më parë këtij automjeti I ishte bërë thirje të ndalonte, dhe ai kishte ndaluar përpara derës së tregut Agroushqimor. Në ndjekje të këtij mjeti, policët I kishin parë në dorë pasagjerit të ketij mjeti, një radio si ata të policisë.

Ndërsa ky mjet I ishte ndaluar policisë, dhe policët kishin kërkuar të shihnin radion që pasagjeri mbante në dorë, Ledio Zabeli kishte tentuar tia linte radion e dorës, rojes së tregut Agroushqimor, por policët nuk e kishin lejuar ta bënte këtë. Policët I kërkuan drejtuesit të mjetit dokumentat e makinës, dhe ai u deklaroi se mjeti ishte në pronësi të Petrit Celës”

Efektivët e policisë fillimisht debatuan me dy personat e ndaluar, që nuk pranonin të shoqëroheshin për verifikim në komisariat. Ndalimin e bëri zv.drejtori i policisë, i shoqëruar nga tre policë të tjerë. Kur vunë re se situata po tensionohej, policët kërkuan përforcime.

Pasi mbërriti një furgon i ‘’Shqiponja’’ dhe një furgon tjetër ‘’patrullë policie’’, njëri prej punonjësve të policisë hipi në Range Rover bashkë me drejtuesin e mjetit Endri Çopja, ndërsa Ledio Zabelin e fusin në furgonin e policisë ‘’Shqiponja’’.

Sapo u bënë gati të lëvizin drejt Komisariatit, ndodh sulmi nga një Audi i zi, që më pas rezultoi se ishte i blinduar. Në raport përshkruhet momenti i sulmit përshkruhet si më poshtë:

“Një makinë e tipit Audi, ngjyrë e zezë, ka ardhur me shpejtësi nga qyteti/juglindja e Elbasanit, dhe pasi është futur mes dy makinave të policisë, automjetit Volzvagen autoveturë me targë policie MB002AA, dhe Furgonit Patrullë Policie, ka ndeshur me pjesën anësore,majtas të mjetit, autoveturën me targë policie MB002AA, në pjesën fundore, majtas, krahu I shoferit, në prapakolp, dhe menjëherë ka hyrë në teritor të tregut Agroushqimor, porta e të cilit është hapur nga dikush/roja I objektit, në distancë, me anë të pulti komandimi (pasi vetë roja nuk është vënë re tek porta), dhe menjëherë pas kësaj porta e objektit është mbyllur përsëri”

Në raportin konfidencial theksohet qartësisht se sulmi me Audi rrezikoi jetën e policëve.

Nga ky manovrim I drejtuesit të autoveturës Audi, u rrezikua dukshëm jeta e oficerëve të policisë që ishin brenda kësaj makine në këtë moment, dhe e policëve të tjerëve, që ndërkohë po përgatiteshin të hipnin në makinat përkatëse për të shkuar në Komisariat”

Në përgjigje një nga efektivët e policsë qëlloi me armë në ajër, por drejtuesi i Audit ndërkohë ishte futur në tregun agroushqimor.

Policët tentuan ta ndjekin me shpejtësi, por në këtë moment, roja i tregut mbylli derën përmes pultit telekomandues. Thirrjet e policisë për të hapur derën ishin të kota, deri në mbërritjen e pronarit të objektit, Petrit Çela. Biznesmeni rezultoi se ishte edhe pronari i mjetit me të cilin u sulmua policia.

Me mbërritjen e Çelës u hap dera e objektit, por policët saktësojnë se “kjo gjendje zgjati shumë në kohë”.

Një tjetër moment i ngjarjes është ai i gjetjes së makinës Audi. Megjithëse policët janë të bindur se ishte ky mjeti me të cilin u sulmuan, çelsat e saj i solli Petrit Çela.

“Celësat e saj i solli Petrit Cela, dhe ajo u hap. Në pamje të parë ajo dukej makinë e blinduar. Në të, nga jashtë, në pjesën anësore, majtas, krahu I shoferit, viheshin re shenja gërvishjeje që fillonin nga dera e shoferit dhe vazhdonin deri në derë të pasagjerit, majtas, e ndërsa shiriti I këtij krahu u gjet në tokë. Kjo përforcoi dyshimin që ky mjet kishte goditur mjetin e policisë më pare”

Në raportin konfidencial të policisë të siguruar nga Lapsi.al ka shumë pak të dhëna për personin e dyshuar për ngjarjen, Suel Çelën. Përshkrimit të policëve i mungojnë detaje që mund të çojnë në identifikimin e tij.

“Kërkimi për personin që e kishte drejtuar atë në hyrje të teritorit të objektit (megjithë përshkrimin fizik që bënë disa prej punonjësve të policisë, atë të një djali të ri, fytyrërrumbullak e me kapele) nuk dhe rezultat pozitiv, megjithë kërkimet që u bënë dhe brenda bar restorantit, nga kontrolli e kqyrja e të cilit u vu re se hapja e disa dyerve të brendshme, të nxirrte në një rrugë tjetër, në krahun më jugor të objektit, nga ku mund të largoheshe”

Raporti i policisë ka qenë në tryezën e Fatmir Xhafës menjëherë pas ngjarjes. Një burim pranë Ministrisë së Brendshme që mundësoi raportin për Lapsi.al, tha se vendimi për të dislokuar në Elbasan forcat speciale nuk ishte i lehtë për ministrin. Megjithatë është e lehtë të kuptohet që fakti se policia veproi vetëm 3 ditë më pas dhe se nuk bën ende me dije emrin e të dyshuarit kryesor për ngjarjen, e gjitha mund të konsiderohet një çështje e mbyllur./Lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne