Rrëfimet rrënqethëse të ushtareve amerikane: Si na përdhunonin shokët e skuadrës

Ushataret femra që kanë shërbyer në forcat e amatosura të Amerikës tregojnë tmerret që ato kanë kaluar gjatë shërbimit në ushtri dhe që po kalojnë edhe tani.

Një nga këto veterane Lurae Horse shërbeu në Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara si mekanike ku punoi  në bombarduesin B-29.

Sipas Horse, ajo u përdhunua nga një shok i skuadrës së saj. Më pas, gruaja me lotë në sy tregon se nuk kishte paraqitur një ankesë zyrtare për incidentin e ndodhur.

“Unë thjesht tërhoqa pantallonat dhe u ktheva në punë,” tha ajo.

Por vuajtjet e këtyre veteraneve femra nuk “shterojnë” me mbarimin e shëbimit ushtarak.

Shumë prej tyre kanë mbetur të pastreha dhe jetojnë në vende të mjerueshme.

Një tjetër veterane femër, Alishaa Dell, tregon se ka mbetur e pastrehë pasi ka kaluar pesë vjet në marinën amerikane.

Sipas Koalicionit Kombëtar për Veteranë të Pastrehëve në SHBA, gratë aktualisht përbëjnë tetë përqind të popullatës së përgjithshme veterane dhe 14.6% të ushtrisë aktive, ndërsa pritet që këto shifra të rriten në rreth 16% deri në vitin 2035.

Në dritën e këtyre tendencave, numri i veteraneve femrave të pastreha është dyfishuar nga 1,380 në vitin 2006 në 3,328 në vitin 2010.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne