Rrëfimi i humbjes strategjike nga Izraeli

Ministri izraelit i arsimit, Naftali Benett tha se izraelitët ishin të pambrojtur ndaj raketave të Hezbollahut.

Sipas lajmit të televizionit El Meyadin, ministri i arsimit të regjimit izraelit, Naftali Benett, në deklaratën e dhënë në radio, tha se blerja e 130 mijë raketave nga Hizbullah midis vitit 2006 dhe 2012 ishte një humbje strategjike për ta.

Naftali Benett tha se tensionet e Izraelit në vijën kufitare libaneze janë të larta dhe se nuk do të ketë luftë me Hezbollahun në të ardhmen e afërt.

Zyrtarët e sigurisë së regjimit izraelit thonë se Hezbollahu ka më shumë se njëqind mijë raketa dhe se disa prej tyre kanë shtrirje sa për të goditur çdo pikë të Izraelit.

Sulmi raketor i Izraelit në Siri

Duke iu referuar deklaratës së Damaskut se regjimi izraelit kishte kryer sulme raketore në disa pika në Siri dhe se disa prej tyre ishin shkatërruar nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Sirisë, Benett tha: “Nëse operacioni është kryer apo jo është një çështje e veçantë; por po e përsëris prap: Izraeli ka njoftuar se nuk do të lejojë Iranin të vendoset në Siri. Ne punojmë rregullisht për ta realizuar këtë premtim. Por ne duhet ta mbajmë armikun larg kufirit me qëllim që të parandalojmë një luftë në veri (në kufirin libanez). Kjo është politika e duhur. “

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm sirian në deklaratën e bërë sot, njoftoi se sot rreth orës 3.45, avionët ushtarak të regjimit izraelit sulmuan me raketa, nga hapësira ajrore e Libanit, pozicionet ushtarake siriane në zonën e Damaskut; por sistemi mbrojtës ajror i Sirisë i ka shkatërruar ato raketa.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm sirian deklaroi se sulmi i sotëm është një dëshmi e qartë e mbështetjes së dhënë nga regjimi izraelit ndaj grupeve terroriste në zonën e Damaskut.

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne