Rrëfimi tronditës i oficerit të CIA’s nga shtrati i vdekjes: Unë e vrava Bob Marleyn

Nji ish-oficer 79-vjeçar i CIA’s, Bill Oxley, u shtrua këtë fillim jave në spital, por që prej ditës kur u shtrua ka rrëfyer shumë të fshehta për arsyen se ndoshta po i vjen fundi i jetës.

Mes rrëfimeve të tij, Bill Oxley, pretendon se ka vrarë plot 17 njerëz për qeverinë amerikane në vitet 1974 dhe 1985.

Por, ajo që ka tronditur opinionin publik është se ish-oficeri ka pranuar edhe vrasjen e ikonës së muzikës reggae, Bob Marley, vrasje kjo për llogari të shtetit amerikan, simbas “Jay Reporters”.

Oxley, i cili ka punuar për CIA’n për 29 vjet si nji operativ me nivelet më të larta të sigurisë, thotë se ai shpesh u përdor si sulmues nga organizata, për të vrarë individë që janë parë si kërcënim për qëllimet e agjencisë, shkruen “CRA”.

Ish-oficeri Oxley gjithashtu ka përvojë të konsiderueshme me metodat ma të pazakonta të torturimit ndaj të tjerëve si: helmet, eksplozivët, sulmet e shkaktueme nga zemra dhe kanceri.

79-vjeçari pretendon se ai ka krye vrasjet mes Marsit 1974 dhe Gushtit 1985, në nji kohë kur thotë se CIA “ishte nji ligj për veten”. Ai thotë se ishte pjesë e nji qelize operative prej tre anëtarësh që kryenin vrasjet politike në të gjithë vendin dhe herë mbas here në vende të hueja.

Shumica e viktimave të tyne ishin aktivistë politikë, gazetarë dhe udhëheqës të sindikatave, por gjithashtu rrëfen për vrasjen e disa shkencëtarëve, studiuesve mjekësorë, artistëve dhe muzikantëve, idetë dhe ndikimet e të cilëve “përbanin nji kërcënim për interesat e Shteteve të Bashkueme”.

Ai pretendon se nuk kishte asnji problem të kryente vrasjen e Bob Marleyt, tue u shprehë: “Isha patriot, besoja në CIA’n dhe nuk e vuna në dyshim motivimin e agjencisë. Gjithmonë kam kuptue se najherë duhet me u ba sakrifica për të mirën ma të madhe”.

Por, z.Oxley rrëfen se Bob Marley mbetet unik në mesin e viktimave të tij, mbasi ai ishte viktima e vetme që ai “ndjeu diçka”.

Oxley asht shprehë: “Të tjerët ishin të vdekun. Bob Marley ishte Bob Marley. Unë nuk kam qenë tip që pëlqeja mashkujt me flokë të gjata, por duhet ta pranoj se muzika e Bobit më ka pëlqyer”.

Ai pretendon të ketë pasur  “ndjenja të përziera” rreth vdekjes së Bob Marleyit. Nga njëra anë, Marley ishte “njeri i mirë, nji shpirt i bukur” me “dhurata të thella artistike”, të cilët nuk e meritonin që jeta e tij të ndërprehej.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne