Ish-presidenti gjeorgjian, Mikahil Saakashvili duket se është rrëmbyer në Kiev.

Lajmin e ka dhënë ndihmësi i tij, Yuri Derevyanko sipas të cilit, Saakashvili është rrëmbyer nga persona të panjohur të maskuar.

Këtë informacion e ka konfirmuar edhe Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Saakashvili ka kaluar një periudhë të trazuar së fundmi.

Dikur mik me Poroshenkon, presidentin ukrainas, sot konflikti mes të dyve ka shkuar deri në kërcënim për asgjësim fizik.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Saakashavili u filmua nga një taracë pallati në Kiev prej nga ku bërtiste se Poronshenko do ta rrëmbejë.

Mesa duket ka patur të drejtë për rrëmbimin që mbetet për momentin pa autor.

42