Rrëmbimi i judaizmit tradicional prej ambicjeve politike të sionizmit revizionist

nga Hans Stehling.

Judaizmi është një nga besimet më të vjetra dhe më të respektuara në botë, i cili ndoshta shkon pas në kohë deri në tre mijë vjet. Megjithatë sot, pjesë e këtij besimi janë më pak se 0.2% e popullsisë botërore, një shifër midis 14 dhe 15 milion, që llogaritet rreth dyfishi i popullsisë aktuale të Izraelit.

Sionizmi politik, nga ana tjetër, është një konstruksion i ngritur në shekullin e nëntëmbëdhjetë nga një lëvizje e fuqishme politike e cila kërkon që të shtrijë shtetin e Izraelit duke shpronësuar të gjithë tokën ndërmjet Mesdheut lindor dhe bregut të largët të lumit Jordan, qoftë edhe me forcë nëse do të jetë e nevojshme.

Çuditërisht, qëllimi përfundimtar (edhe pse jorealist) i Lëvizjes Sioniste ekstremiste është e ashtuquajtura “Tokë e Premtuar” e historisë biblike. Që do të thotë, të fitohet kontroll mbi një pjesë të madhe të Lindjes së Mesme që përfshin pjesë të Egjiptit, Arabisë Saudite, Sirisë, Irakut, gjithë Libanin dhe një pjese të vogël të Turqisë jugore. Pra një masë toke që e kalon shumë herë Palestinën që u nda në vitin 1948.

Kjo agjendë ekspansioniste ishte ajo që u mbrojt dhe u përkrah nga Benzion Netanjahu, babai i Kryeministrit aktual izraelit, i cili ishte një ekstremist i krahut të djathtë sionist dhe një dishepull i Ze’ev Jabotinskit,një udhëheqës revisionist çifut rus, i cili vdiq në vitin 1940. Vladimir Yevgenyevich Jabotinski, i cili lindi në Odessa në 1880, u bë lideri i sionistëve të krahut të djathtë pas vdekjes në vitin 1904 të Theodor Herzlit dhe ishte gjithashtu themeluesi i Lëvizjes Revizioniste. Ai kishte një marrëdhënie jo të sinqertë me qeverinë britanike që mbante mandatin e OKB-së mbi territorin palestinez.

Vitet e fundit, për shkak të ndikimit të Benyamin Netanyahut, sionizmi revizionist i krahut të djathtë ka fituar terren brenda Partisë Likud deri në atë pikë sa idealet e vërteta të babait, themeluesit si dhe kryeministrit të parë të Izraelit, David ben Gurionit, të vihen të gjitha në program, që të popullohet në mënyrë të paligjshme Bregu Perëndimor Palestinez dhe Jerusalemi Lindor Arab me kolonë sionistë. Sot në territoret e pushtuara ka më shumë se 600,000 kolonë të paligjshëm, një lëvizje e paramenduar për të ndalur çdo mundësi për një shtet palestinez siç kërkohet prej Kombeve të Bashkuara.

Këto pra janë ecuritë e prapaskenave të besimit hebre së bashku me qëllimet ekspansioniste të Sionizmit Politik laik, axhenda e të cilit është ndërtimi i Izraelit në Lindjen e Mesme, duke dominuar tregtinë, levizjen e njerëzve, naftën dhe mallrat me ndihmen e forcës ushtarake IDF (forcat e mbrojtjes të Izraelit), e armatosur dhe financuar nga amerikanët.

Kjo agjendë ushtarake dhe politike i ka venitur të gjitha etikat, idealet dhe nevojat e besimit hebre. Kjo është një tragjedi e plotë e cila është përkeqësuar nga pozicioni i saj si pasojë e të keqkuptuarit nga studenti i zakonshëm hebre apo biznesmeni që jeton në diasporë, të cilët nuk kanë asnjë interes në agjendën ekspansioniste të një Izraeli të armatosur me armë bërthamore dhe ambicie politike të sionizmit revizionist, i personifikuar nga familja Netanyahu dhe Partia Likud.

Prioritetet e komuniteteve hebraike në diasporë, përqëndrohen tek jeta familjare e ruajtur dhe e sigurt, ku fëmijët e tyre të edukohen dhe të arsimohen duke i trajtuar gjithë të tjerët, bashkë me kombësitë dhe prejardhjet e tyre me respekt dhe tolerancë si dhe duke pritur të njëjtën gjë për veten e tyre. Ata nuk kanë asnjë lloj arsenali bërthamor apo agjendë ushtarake të sionizmit politik për të okupuar toka të huaja./globalresearch/Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne