Kete jave ne emisionin “Arena” te gazetarit Dritan Hila u fol edhe per muxhahedinet iraniane, organizaten MEK. Te ftuarit e emisionit qe folen per kete teme ishin: Olsi Jazenxhi – historian, Ermir Gjinishi -pedagog, Ylli Zyla – ish shef i SHIU dhe Hajro Limaj – ish ATASHE në Ankara. Ne lidhje me muxhahedinet iraniane, organizaten Mek, u fol ne pjesen e fundit te emisionit. Ne vijim eshte pjesa e emisionit ku flitet per muxhahedinet iraniane te cilet qendrojne ne Shqiperi qe prej disa kohesh si refugjate.

Olsi Jazexhi: Dje isha ne parlamentin Evropian i ftuar nga dy eurodeputete, Ana Gomez dhe Patricia Lalonde. Ishim nje grup ekspertesh mbi situaten e muxhahedineve MEK. Kishte persona nga Britania, si dhe ishte i pranishem edhe dr Nikola Pede nga Italia. Kishte edhe disa ish muxhahedine te deradikalizuar. Ne parlamentin e BE-se ka deputete qe ndihen te shqetesuar nga prania e muxhahedineve iraniane. Muxhahedinet ne Shqiperi kane nje histori qe nga viti 2013, vit kur qeveria Berisha solli grupin e tyre te pare. Kemi ardhjen e sekretarit amerikan te shtetit Xhon Kerri ne shkurt te 2016-s, kur u njoftua se do vijne rreth 3000 veta. Sipas nje raporti policor qe eshte botuar se fundmi tregohet qe ne Shqiperi ka rreth 2745 muxhahidine, nga keta rreth 11 veta kane vdekur, 80 veta jane larguar me dokumente te rregullta dhe 65 kane ikur si klandestine nga Shqiperia.

Dritan Hila: Keta do te rrine ketu, do te natyralizohen?

Olsi Jazexhi: Shqiperia qe prej vitit 2014 me nxitjen e partnereve amerikane e ka modifikuar kodin penal dhe ne shqiptaret ne Shqiperi jemi bere shume te serte ndaj organizartave terroriste. Ne nje debat me ish zevendes ministren e jashtme Edit Harxhi ne Top channel e kam pyetur se perse po sillen keta njerez ketu. Cfare u tha atehere ishte se keta jane refugjate lufte dhe Shqiperia do ti strehoje ata. Problemi me keta eshte ndryshe nga refugjatet e luftes qe vijne nga Afganistani, Iraku, Siria, Plaestina etjer, te cilet asimilohen, integrohen dhe martohen ne shoqeri. Keta jane nje organizate paramilitare, qe eshte listuar si organizate terroriste nga BE dhe SHBA, dhe me vone si pasoje e nryshimeve te politikes amerikane ndaj Iranit keta jane hequr nga lista. por problemi eshte se cfare po ndodh me ta ne brendesi? Se pari organizata vete ka nje krize, rreth 200 anetare te saj kane braktisur organizaten. Une e kam ndjekur ceshtjen e tyre dhe kam takuar disa nga ata. Problemi eshte qe organizata vete i ben presion ketyre personave qe duan te braktisin xhihadin, i akuzon si agjende iraniane, i pret fondet.

Dritan Hila: Ku e gjejne mbeshtetjen?

Olsi Jazexhi: “Ne lidhje me fondet e tyre ka patur nje marreveshje sekrete nepermjet qeverise shqiptare, amerikane dhe muxhahidineve ne Irak, ku u ra dakort qe keta njerez do silleshin dhe Mek nepermjet UNHCR-se do ti mbante keta njerez me para. Keta paguhen rreth 500-600 euro ne muaj. Por cfare ndodh? Filozofia e kesaj organizate eshte qe keta duhet te bejne lufte te dhunshme kundra Iranit.

Dritan Hila: Me ardhjen ketu, a kane hequr dore nga lufta?

Ermir Gjinishi: Ky eshte problemi

Ylli Zyla: Kane hequr dore nga lufta.

Ermir Gjinishi: Jane shprehur se ne do vazhdojme luften kunder Iranit dhe kjo eshte nje nga pikat qe ata e thyejne marreveshjen me Shqiperine sepse Shqiperia i ka vene kusht: Ne ju mbajme por me kusht qe te mos ndiqni problemet dhe konfliktet.

Olsi Jazexhi: Nje nga shqetesimet qe kishin eurodeputetet qe une takova ne Parlamentin Evropian ishte se ketu ne Shqiperi nen influencen e senatoreve ekstremiste amerikane, qe nga Xhon Boltoni dhe Xhon Mekein etjer, ata ne menyre te vazhdueshme i nxisin qe keta te deklarohen qe jane te gatshem qe te bejne xhihad.

Dritan Hila: Mua me duket sikur ishin ca te thyer ne moshe.

Ermir Gjinishi: Cdo dite bejne sport.

Olsi Jazexhi: Stervitje dhe jo sport.

Ermir Gjinishi: Ata jane ushtarake.

Dritan Hila: Edhe kolonelin kur e telefonova, duke ecur ishte.

Olsi Jazexhi: 70 perqind e tyre jane te moshuar, por ka te tjere qe jane 30-40 vjec. Une kam takuar disa nga keta njerez. Keta kane qene tankiste, snajperiste, ka prej atyre qe kane pregatitur njerez per sulme vetevrasese. Keta jane nje organizate okulte, nuk jane tamam as myslimane dhe as jomyslimane. Kryetarja e tyre Marjam Raxhavi eshte pak a shume si Shen Eleonora qe kemi patur ketu ne Tirane. Ajo i thote anetareve se une jam Imam Mehdiu dhe une do ta cliroj Iranin. Me duket se Ministri jone i diaspores Pandeli Majko beson qe ajo eshte e shenjte, pasi here pas here thote qe ajo eshte shume grua e mire, thote qe kur te iki ne Iran do haje akullore atje. Problemi qendron se ajo ne fjalimet qe mban kur vijne senatoret amerikane apo aty ku shkon z Majko, thote se ne do ta rrezojme regjimin e Iranit dhe ne do sjellim demokraci. Ku ishte problemi qe ne diskutuam ne Parlamentin Evropian. Ne parlamentin Evropian folen persona eksperte. Kjo organizate eshte nje oragnizate okulte diktatoriale. Anetaret e oragnizates jane zhvendosur ne Manez te Durrsit sepse Marjam Raxhavi dhe amerikanet u shqetesuan se kur keta ishin ne Tirane, filluan anetaret te largoheshin nga organizata. Ata qe jane aty brenda nuk lejohen te martohen, nuk bejne dot seks, e kane te ndaluar. Nuk kane gra, femije, ata jane ushtare te betuar qe duhet te vdesin per Raxhavin. Nuk kane liri mendimi.

Dritan Hila: A mund te shkaktojne problem per Shqiperine?

Olsi Jazexhi: Ekzistenca e ketyre e kthen Shqiperine sikur ishte Afganistani ne kohen e Bin Ladenit. Afganistani ne kohen e Bin Ladenit strehonte nje organizate terroriste qe ishte Al Kaeda. Cfare ndodhi? Nga Afganistani, xhihadistet bene 11 shtatorin.

Dritan Hila: Po e krahason Edi Ramen me Mulla Omarin tani!?

Olsi Jazexhi: Tamam, shpresoj qe ta bejne lajm. Problemi eshte ketu se kur ndodhen revoltat ne Iran ne 31 dhjetor, Marjam Raxhavia thoshte qe ne jemi qe i nxisim revoltat. Ne keto revolta u vrane njerez, u vrane ushtare, u vrane zyrtare, u dogjen institucione u dogjen banka dhe sipas kodit penal te Shqiperise thirrjet qe ben z Raxhavi jane thirrje per terrorizem.

Dritan Hila: Protestat ishin te organizuara edhe nga Ahmedin Nexhati.

Olsi Jazexhi: Nje problem qe trajtuam me eurodeputetet ishte se ka disa qarqe luftarake ne Be qe nxiten nga disa qarqe amerikane qe duan qe ti promovojne keta njerez sikur keta jane demokrate qe do sjellin demokracine. Personat qe i njohin, si Ana Gomez qe ka marre pjese ne stabilizimin e Irakut pas renies se Sadam Hyseinit dhe e njeh natyren okulte, thote se keta jane gjeja e fundit qe mund te flitet per demokraci. Ata nuk i lene anetaret e tyre, i mbajne mbyllur prej 30 vjetesh. Nuk i lene te flasin me familjet e tyre.

Dritan Hila: Z. Zyla, Ju e shikoni si rrezik meqe e njihni si problem?

Ylli Zyla: E njoh si problem. Me mire do ishte te mos i kishim ne Shqiperi, por natyrisht ka mareveshje midis shteteve. Ata kane nje begraund terrorist. Dhuna e tyre ka filluar me luften Irak-Iran, ku kane marre pjese ne shume aksione terroriste kunder ushtrise iraniane.

Olsi Jazexhi: Edhe me heret kane vrare amerikane ne kohen e Shahut.

Ylli Zyla: Politika e tyre e dhunes ka vazhduar deri ne vitin 2001-20002, kur hoqen dore nga politika e dhunes.

Olsi Jazexhi: Hoqen dore pas vitit 2003 pasi amerikanet i bombarduan. I kane vrare amerikanet ata.”

Ylli Zyla: U dorzuan arriten nje marreveshje.

Dritan Hila: I rrezistuan keta pushtimit amerikan?

Olsi Jazexhi: Po,keta kane qene fidainj te Sadamit, kane vrare kurdet me arme kimike.

Ylli Zyla: Shkuan autoritetet irakiane per ta marre ne kontrroll kampin Ashraf. Keta nuk pranuan. Pati perplasje. dhe pati edhe viktima. Keta erdhen ne Shqiperi ne baze te nje marreveshje. Keta nuk u derguan ne vende si Franca apo ne vende te tjera sepse ne ato vende ka pasur komunitete iraniane dhe ne shqiperi eshte me e lehte per ti menaxhuar. Keta rrine ne nje kamp dhe jane lehtesish te verifikueshem per sherbimet e sigurise.

Ylli Zyla: Perbejne a nuk perbejne rrezik, ne kendveshtrimin tim, une them se nuk ka ndonje rrezik, sepse ata kane nje moshe mbi 50 vjet. Problem mund te jete infiltrimi i sherbimeve sekrete iraniane brenda ketyre personave qe keta mund te behen te dhunshem. Une nuk e quaj ndonje rrezik te madh duke i krahasuar me ato qe thame me pare si gyleniste apo organizatat vehabiste. Keta jane me pak te rrezikshem, mos them fare nuk jane. Ne rast se ne do ti mbajme ne kontroll, jo vetem nen kontrroll por edhe ne kontroll nga ndikimet e sherbimeve sekrete te Lindjes se Mesme, saktesisht Irani.

Ermir Gjinishi: Ceshtja eshte se te gjitha keto lloj organizimesh kane problem me okultizmin, ate qe tha Olsi. ate qe tha edhe per Gylenin. Historia e kultit qe shihet me shenjteri cfare do te thote? Historia ka treguar qe keta ne momente te caktuara, mjafton nje fije shkrepse dhe keta te marrin sepse zbatojne urdhrat.

Ylli Zyla: Keta nuk kane target Shqiperine dhe keta nuk kane mbeshtetje.

Ermir Gjinishi: Ne Irak nuk patem target Iranin por e bene target Iranin edhe ne Irak.Sepse keta jane robote.

Dritan Hila: Problemi i organizatave okulte eshte mungesa e kontrrollit publik. Une do preferoja me mire nje diktator qe ka nje lloj vezhgimi se sa organizata te tilla qe jane te frikshme dhe kane nje lloj bindje ideollogjike.

Ermir Gjinishi: Keta duhet te vazhdojne gjithnje te jene patjeter gjithnje ne mbikqyrje te rrepte. Te rrine ne ate enklaven qe kane krijuar. Nuk eshte thjesht historia se ata jane 50 vjec, ata ngjiten perdite ne malin e Dajtit grup. Une i shoh. Ata jane ushtarake. Une nuk kam force te eci aq shume. ata bejne stervitje cdo dite. Ata duhet te heqin dore qe kur te dalin jashte Shqiperise ose qe te flasin ne emer te Shqiperise dhe te kercenojne shtetin e Iranit. Ata duhet te heqin dore nga kjo ide qe ne do te luftojme pafundesisht. Une ste kam marre ne strehe qe te ma sjellesh konfliktin ketu.

Ylli Zyla: Iranin nuk e kercenojne dot sepse nuk kane asnje ndikim. Shoqeria e Iranit nuk i konsideron keta si opozite, sepse keta ne vitet 81-81 kane dale kunder shtetit te tyre.

Dritan Hila: Keta vete si popull, jane iraniane?

Ermir Gjinishi: Irani gjithe jeten i ka trajtuar keta si terroriste.

Dritan Hila: Une mendova mos jane njerez te shahut qe kundershtuan Ajatollahun.

Olsi Jazexhi: Keta jane marksiste islamiste, revolucionare. Keta jane sikurse Gyleni me Erdoganin. Ishin bashke me hoxhallaret iraniane kur e rrezuan Shahun, me pas u zune me njeri tjetrin. Musadikun e kane nje nga heronjte e tyre. Presidentin dhe kryeministrin e pare te Iranit pas Shahut e kane vrare, i kane cuar nje kamikaz, e kane hedhur ne ere. Ajatollahi i sotem, Khamenei, doren e majte e ka te paralizuar sepse ja kane vrare keta me bombe. Keta i perdor Mosadi i Izraelit here pas here qe te vrasin shkencetare dhe te vrasin intelektuale.

Pse i vleresoi keta Amerika? Amerika i vleresoi sepse keta spiunuan reaktoret nukleare te Natanzit qe Irani po zhvillonte dhe per kete ata i dhane shume pike.

Dritan Hila: Nuk me intereson aktiviteti i tyr ne Iran.

Olsi Jazexhi: Eksperti italian qe ne kishim sqaroi aktivitetin e tyre ne Evrope.

Dritan Hila: Nuk me intereson mendimi i italianeve se cfare kane thene, mendimi juaj me interesonte.

Dritan Hila: Kolonel ke tre minuta, je ne gjendje te besh gol.

Hajro Limaj: Amerika i vlereson si opozite e pushtetit aktual ne Iran. Ne rast se ne Iran do te ndodhi ndonje permbysje, percaktohet qe keta te shkojne si opozite dhe te jene pjese e drejtimit te vendit. Kam pasur rastin te takoj disa prej tyre, rrine tek lagjet e reja poshte. Me jane dukur njerez normale. Ne keto rrethana te krijuara, Amerika gjeti vendin me te pershtatshem.  Por Irani neve na ka ne vezhgim te plote dhe ata jane ne kontroll te agjentures iraniane ketu ne Shqiperi.

Ermir Gjinishi: Dhe mund ta ngacmojne ata nje perplasje!?

Dritan Hila: A ju duket pak komplekse se ketu ka ka kaluar edhe BIn Ladeni, eshte bere si çorape.

Ermir Gjinishi: Shqiperia nuk ka pasur asnjehere kete numer, keta jane ushtarake.

Dritan Hila: Keta po shtohen

Hajro Limaj: Shqiperine duhete ta kemi te paster, eshte me mire mos kemi. Qeverisja jone nuk ka transparence me ato qe ben.

Olsi Jazexhi: Amerika duhet ti merrte vete e ti mbante ne Teksas, ne qofte se i donte ose ti conte ne Arabine Saudite. Ata jane rrezik per sigurine.

Dritan Hila: Megjithate une mendoj qe ne nje fare menyre Shqiperia behet nje shesh ku ata perplasen me sherbimin sekret iranain.

Hajro Limaj: Nje iranian erdhi para nje viti e gjysem ne Shqiperi dhe sot eshte martuar me shqiptare, pra ata perdorin te gjitha format qe te kene njerez te qendrueshem ketu qe te ndjekin veprimtarite e tyre.

Dritan Hila: Mos harrojme se ne e kemi tradite. Mbiemrat Harasani do te thote Horasani.

Olsi Jazexhi: Ne diten e Sulltan Nevruzit, pak media e njoftuan. Keta muxhahedinet iraniane shkaktuan kaos ne Kryegjyshaten Boterore Bektashiane. Si duket nxiten policine shqiptare dhe u arrestuan dy gazetare iraniane qe vete baba Mondi i kishte ftuar qe te mbulonin ceremonine. Ky ishte nje incident qe mediat tona e kane njoftuar pak. Perpara disa javesh ish presidenti i Shqiperise Rexhep Mejdani shkoi ne Teheran per nje konference per Naim Frasherin. Keta e sulmuan ish presidentin tone dhe thane se po e rekruton Irani. Kur Top channeli perpara disa javesh nxorri tre defektore ne emisionin Fiks Fare, te cilet tregonin se si keta abuzohen dhe kercenohen nga kjo organizate, e cila i ben presion qe keta te vazhdojne xhihadin. Keta sulmuan Top Channelin dhe thane se Top Channeli u ble nga Irani. Keta po kercenojne lirine e fjales dhe mendimit ne Shqiperi. Shqiperia i solli, por kjo eshte shume gje e keqe. Keta shpesh po kalojne limitet se pse kane ardhur ne Shqiperi. Keta po futen dhe po behen pjese e debatit tone dhe po hapin histeri edhe kunder Iranit, duhet ta themi kete gje. Ngelen duke sulmuar zyrtaret e ambasades iraniane, institucionet por tani po sulmojne edhe teqete dhe qendrat fetare sikurse eshte Kryegjyshata Bektashiane. Ky eshte problem sepse keta po fusin hundet ne ceshtjet tona. Nuk eshte vetem problemi me Iranin.

Ermir Gjinishi: Rasti i Sulltan Nevruzit eshte i rende, me e rende eshte qe mediat nuk e dhane.

Olsi Jazexhi: Keta tani po nderhyjne ne politiken tone. Po lobizojne dhe po mundohen qe te blejne politikane qe te lobizojne per ata./Gazeta Impakt

90