Rreziku i shkrirjes së akullnajave në Grenlandë përtej parashikimeve

Harta bregdetare dhe sipërfaqësore e tokës së Grenlandës që sapo është publikuar tregon se sipërfaqet e akullnajave nën kërcënimin e shkrirjes së shpejtë përfshijnë një territor dy deri në katër herë më të madh se sa që supozohet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hulumtuesit e Agjencisë Amerikane të Aviacionit dhe Hapësirës (NASA) dhe të Universitetit të Kalifornisë, kanë publikuar harta të detajuara për shtresat e bazës së fjordeve të Grenlandës.

Hartat e akullnajave, të emëruar si “BedMachine” përbëhen nga informacionet që kanë ardhur nga projekti “Oqeanet, Shkrirja e Grenlandës” (OMG) e NASA-s dhe nga të dhënat e përpiluara nga vëzhgimet e kryera nëpërmjet rrugës ajrore në kuadër të projektit IceBridge.

Në hartat e reja sipërfaqja e akujve e cila ka zbritur më poshtë se 200 metra nga niveli i brigjeve të Grenlandës dhe është vëretjur se është dy deri në katër herë më shumë se në përcaktimet e bëra në hartat e mëparshme.

Hulumtuesit kanë vënë në dukje se uji i detit në brigjet e Grenlandës është deri në një thellësi prej 200 metrash dhe vjen nga Oqeani Arktik. Ata kanë tërhequr vëmendjen se ujërat nën thellësinë prej 200 metrash vijnë me rrjedhat jugore dhe se janë 3-4 gradë më të ngrohta se ujërat në sipërfaqe.

Hulumtuesit kanë vënë theksin se akullnajat në thellësi me ndikimin e ujit të ngrohtë kërcënohen nga shkrirja e shpejtë, dhe kanë bërë paralajmërimin se do të ketë një ndikim më të madh nga parashikimet e bëra mbi Grenlandën.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën e Unionit Amerikan Gjeofizik “Geophysical Research Letters”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne