Rreziku kryesor për Kosovën është mentaliteti “Gjergj Dedajist”

Shkruan Bayram Pomak

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj, me postimin e tij në facebook e bëri një skandal tjetër. Dedaj për të cilin mund të themi, njeriu i dytë i diplomacisë së Kosovës, ka bërë deklaratë tejet fyese ku i përfshiu edhe turqit e Kosovës. Ai në shkrimin e tij ka bërë thirrje për çrrënjosjen e tërë turqve dhe serbëve nga Kosova. Ne e dijmë se nga ky mentalitet kemi shumë në Kosovë por në këtë rast bëhet fjalë për një njeri i cili me detyrën që ushtron, e përfaqëson shtetin e Kosovës, dhe ky fakt ndryshon shumë gjëra!

Fyerjen më të madhe ky person ka bërë duke përgjithësuar turqit me serbët, Turqinë me Serbinë. Qoftë turqit e Kosovës qoftë edhe Turqia zyrtare gjithmonë kanë qëndruar pranë kauzës së Kosovës. Në kryengritjet e vitit 1987, në kauzën e viteve 90-ta, dhe në periudhën e shtet-ndërtimit të Kosovës, turqit e Kosovës dhe Turqia gjithmonë ka qenë pranë dhe ka luajtur një rol konstruktive. Nga këtu jam duke dëgjuar disa zëra ku përmendet për disa bashkëpunëtorë turq të serbëve, përgjigjja ime për ta është: Serbët kanë pasur bashkëpunëtor nga te gjitha popujt! Nuk duhet anashkaluar faktin e vitit 1992 ku në mesin e të tjerëve në Kaçanik kishte edhe delegatë turq. Në operacionet e vitit 1999, në mesin e forcave të NATO-s ishin edhe forcat turke, kontributi i të cilëve është e jashtëzakonshëm. Nuk duhet ta harrojmë faktin se kemi dëshmor të komunitetit turk në UÇK. Pas vitit 2008, në lobimin për njohje të reja dhe kontributin e procesit të shtet ndërtimit Turqia ka luajtur rrol shumë të rëndësishme.

Dua t’ua rikujtoj se gjatë viteve 90-ta kur shtetet perëndimore e anashkalonin dhe i mbyllnin sytë për çështjen e Kosovës, presidenti i atëhershëm i Turqisë, Turgut Özal e priti me nderime të larta shtetërore, Ibrahim Rugovën.

Ky person me kësisoj deklarime ka tejkaluar kufijtë e tij. Për Kosovën nuk paraqet rrezik as Turqia e as turqit, po ashtu turqit dhe serbët nuk mund të vendosen në një thes! Këtij personi dhe miqve të tij çka do që i thoni, këta nuk dëgjojnë, këta kanë sy e nuk shikojnë, truri i tyre është kapluar nga rrjetet e merimangës, këta janë të dobët, nuk janë asgjë më shumë se sa kokrra injorantit.

Në anën tjetër, këta kanë një klishe nga të cilat nuk heqin dorë: “Ne jemi evropian dhe i takojmë familjes Evropiane”. Shumë mirë! Nuk kemi asgjë kundër me këtë, por duam të ju kujtojmë diçka, po të ishte një zëvendësministër të tillë në ndonjë vend të Evropës i cili bën deklarata të tilla me karakter fashist dhe racist, ai do të ishte larguar menjëherë brenda 24 ore. Për këtë arsyeje Qeveria e Kosovës duhet menjëherë ta largoj këtë fashist nga detyra, dhe në çoftë se jo atëherë vet qeveria do të bëhet ortak i këtij krimi!!!

Për Kosovën më i rrezikshëm është mentaliteti i këtij fashisti dhe atyre që mendojnë si ky. BE-ja duhet ta vendos këtë rast në raportet e saj./gazetaere

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne