Rreziku nga terrorizmi i së djathtës ekstreme në rritje

E cilësuar si paqësore dhe e qetë, Zelanda e Re ishte skena e një masakre të tmerrshme, që i ngjau shumë një masakre të njëjtë që u shkaktua nga terroristi norvegjez Anders Breivik.

Mundësia që sulme të njëjta të ndodhin përsëri nuk mund të injorohet për arsye të rritjes së kërcënimit global për rritje të ekstremizmit të dhunshëm.

Instituti për ekonomi dhe Paqe në Australi ka lënë të kuptohet që aktiviteti të tilla janë në rritje.

Terroristët të premten vranë 49 veta dhe plagosën përmbi dyzetë të tjerë në dy xhami në Christchruch .Detaje nga masakra ende janë duke dalë në sipërfaqe.

Instituti me bazë në Sidnei, në Indeksin e saj për Terrorizëm global në vitin 2018 thotë që kërcënimi për terrorizëm nga e djathta ekstreme është në rritje. Në indeks citohen statistika që tregojnë një rritje të numrit të sulmeve dhe fataliteteve në vitetet para ardhëse.

Kishte gjithsej 66 vdekje të shkaktuara nga sulmet iundividëve dhe grupeve të së djathtës ekstreme nga gjithsej 113 vdekje nga sulmet terroriste nga viti 2013 deri në 2017.

Shumica e sulmeve ishin shkaktuar nga akterë të vetëm që kishin besime të së djathtës esktreme, nacionalizmit të bardhë dhe besimeve anti-myslimane. Citohet nga raporti.

Ndër të tjera në raport thuhet që fokusi i botës duhet të kthehet në parandalimin e këtyre sulmeve terroriste nga e djathta ekstreme pasi që këto sulme po shpeshtohen, raporton Daily Star.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne