Rrëzohet një avion luftarak Sukhoi 30 i Rusisë në Siri

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se një avionë luftarak Sukhoi 30 i Rusisë është rrëzuar të enjten në Siri.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se të dy pilotët e këtij avioni kanë humbur jetën. Thuhet se ky avion nuk është qëlluar dhe supozohet se shkaku i rrëzimit të tij është hyrja e një zogu në motorin e avionit. Ndërkohë faqja informative e opozitarëve sirianë “Kasiun” ka thënë se ky avion është rrëzuar në afërsi të bregdetit të qytetit Xhebele, 25 km në jug të qytetit Latakia në veri të Sirisë. Avioni në fjalë ka rënë dhe është shkatërruat në Detin Mesdhe./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne