Rrihet Arbana Xharra

Anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra është sulmuar sot rreth orës 1 pas mesnate
Ende pa u bërë një javë në politikë, Arbana Xharra e ka gjetur vetën të sulmuar sot në një parking në Prishtinë.

E tërë ngjarja thuhet se ka ndodhur rreth orës 1 pasmesnatës kur Xharra ishte kthyer nga Tirana, ku ishte ftuar në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskajt që transmetohet në Vizion Plus.

Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spital ku ishte tërësisht e mbuluar, ndërkohë motivet e kësaj ngjarje ende mbeten të paqarta.

Arbana Xharra ne vitet e fundit ka sulmuar grupe te gjera te shoqerise kosovare me shkrimet e saj. Ka sulmuar hoxhallare, besimtare musliman, komunitetin serb, nacionalistet kosovare e deri edhe opoziten demokratike te Shqiperise. Duke patur dekorime, financime dhe mbrojten e ambasades amerikane ne Prishtine ajo ishte kthyer ne nje person me fuqi absolute ne Kosove. Sebashku me Berat Buzhalen ata perbejne dyshen me sulmues ne median kosovare ndaj bizneseve, dhe grupeve politike ne vend. Per fushaten e saj kunder muslimaneve kosovare ajo edhe u dekorua nga administrata Obama si grua kurajoze. Por pas ardhjes se administrates Trump mesa duket mbeshtetja e saj nga amerikanet nuk do te jete si me pare.

Megjithatë, tani qe ka aderuar edhe ne Partine Demokratike te Hashim Thaqit dhe Veselit ajo ka marre fuqi edhe me te madhe ne vend, dhe rrahja e saj pritet te shoqerohet me arrestime masive dhe mbeshtetje maksimale nga amerikanet e Prishtines dhe strukturat policore te Prishtines.

Xharra pritet që gjatë ditës së shtunë të deklarohet për incidentin që ndodhi mreme pas kthimit të saj nga Tirana dhe te akuzoj rrahesit e saj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne