Rripi i Gazës – Bien dëshmorë 2 palestinezë në sulmin ajror të ushtrisë izraelite

Në një sulm ajror izraelit të ndërmarrë ndaj veriut të Rripit të Gazës kanë rënë dëshmorë 2 palestinezë.

Sipas deklaratës me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë të Rripit të Gazës bëhet e ditur se Izraeli në sulmin ajror në objektiv mori një grup palestinezësh që ndodheshin në afërsi të varrezave në veri të Gazës.

Si pasojë e sulmit në fjalë kanë rënë dëshmorë, Eymen Nafiz Rabia El Nexhxhar dhe Muhammed Mexhid Xhemal.

Ndërkaq ushtria e izraelite ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me martirizimin e 2 palestinezëve.

Një zyrtarë zëdhënësve të ushtrisë izraelite për Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA) thanë se nuk do të komentojnë në lidhje me lajmin për dëshmorët në Gaza.

Në protestat paqësore të organizuara të premten në kufirin me Gazën, ushtria izraelite martirizoi 2 palestinezë, ku njëri prej tyre ishte fëmijë.

Si pasojë e sulmeve të ushtarëve izraelitë në protestat paqësore të mbajtura që nga 30 marsi e deri më tani në Rripin e Gazës, më shumë se 150 palestinezë kanë humbur jetën, ndërsa rreth 17 mijë të tjerë janë plagosur.

Palestinezët që nga 30 marsi organizojnë protesta paqësore nën moton “Marshimi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin në kuadër të 42 vjetorit të Ditës së Tokës.

Ndërkohë, ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne