Rritet diskriminimi ndaj pakicave etnike në Holandë

Diskriminimi ndaj pakicave etnike në Holandë është rritur për 2 për qind në krahasim me një vit më parë, duke arritur në 36 për qind, thotë raporti i diskriminimit të vitit 2018, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raporti është përgatitur me mbështetjen e institucioneve të ndryshme me kërkesën e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë.

Raporti në fjalë u përgatit në drejtim të informacioneve statistikore të marrë nga Policia, Shërbimi i Ankimimeve të Diskriminimit (ADV), Zyra për Ankesa të Diskriminimit në Internet (MIND) dhe Komisionin e të Drejtave të Njeriut.

Gjithsej 10.900 ngjarje të mbledhura nga 4 institucione u regjistruan. Sipas kësaj mesatarisht 36 për qind të rasteve e përbëjnë diskriminimi ndaj pakicave etnike, shifër e cila është rritur për 2 për qind në krahasim me një vit më parë.

Raporti thotë se 5 për qind të rasteve janë diskriminim me bazë fetare, prej të cilëve 76 për qind janë shënjestruar muslimanët.

Gjithashtu në raport është potencuar se diskriminimi ndaj muslimanëve më së shumti bëhet në vendin e punës dhe atyre që janë me shami./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne