Rritet numri i Xhamive në Danimarkë në 48% gjatë dekadës së fundit

Hulumtimi i Universitetit Aarhus tregon se numri i xhamive në vendin skandinav, në Danimarkë, është rritur nga 115 në vitin 2006. në 170 në vitin 2017

Numri i xhamive në Danimarkë është rritur me 48 për qind në dekadën e fundit, sipas një hulumtimi të kohëve të fundit.

Në vitin 2006 kishte 115 xhami në krahasim me 170 xhami në vitin 2017, thoshte hulumtimi, sipas raporteve të medias lokale. Studimi u krye nga Prof. Lene Kuhle dhe Malik Larsen nga Universiteti Aarhus.

Sipas hulumtimit, rritja e numrit të xhamive është rezultat i rritjes së popullsisë muslimane në vend.

Vlerësohet se muslimanët përbëjnë 7 për qind të popullsisë prej 5.7 milionë banorësh të Danimarkës.

Burimi : World Bulletin/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne