Rritje alarmante e numrit të emigrantëve që hyjnë ilegalisht në Maqedoni

Nga një janari i këtij vitit e deri në fund të muajit maj, 3384 emigrantë kanë tentuar të hyjnë në Maqedoni në mënyrë ilegale nga të gjithë kufijtë e vendit, ndërkaq vetëm nga kufiri me Greqinë numri i emigrantëve që kanë provuar të depërtojnë brenda Maqedonisë ka qenë 3,150.

Nga ministria e Brendshme thonë se të gjitha këta raste janë penguar nga ana e policisë, ndërkohë që shtojnë se tentativat e tilla kanë arritur kulmin gjatë muajit qershor.

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë

“Në dy muajt e fundit është regjistruar numër i lartë i tentimeve të cilat janë penguar nga policia për hyrje ilegale në Maqedoni nga ana e Greqisë në nivel javor. Nga data 11 e qershorit e deri në datën 17 janë penguar 377 tentime për hyrje ilegale nga Greqia në Maqedoni i cili është numër më i madh në nivel javor për vitin 2018”.

Shoqatat civile të cilat merren me refugjatët thonë se javëve të fundit është shtuar dukshëm numri i emigrantëve të cilët depërtojnë brenda në vend.

Periudhat verore nuk kanë qenë gjithmonë të frekuentuara nga ana e refugjatëve por ajo që po shohim ditëve të fundit është lëvizje më e madhe. Kemi situatë interesante, kthimi nga Serbia në Greqi, kështu lëvizja është rreth 30 emigrantë në ditë. Ne i detektojmë në kampin në Gjevgjeli dhe në fshatin Llojan. Refugjatët sirianë janë grupet me numër më të vogël, më së shumti ka refugjatë nga Afganistani, Pakistani dhe Irani. Ligji i cili është sjellë në Prill është definitivisht zgjidhja më e mirë që Maqedonia deri më tash e ka pasur në sferën e azilit. Por ajo që mungon është që praktikë pozitive. Në Maqedoni kemi kërkues të azilit të cilët vijnë nga Siria dhe Afganistani dhe që janë refuzuar sepse konsiderohen si rrezik për sigurinë e vendit pa asnjë fakt – deklaroi Mersiha Smajloviq, Shoqata “Legis”.

Pas mbylljes së të ashtuquajturës “rutë Ballkanike” emigrantët të cilët kanë arritur në Greqi kalojnë përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi në Bosnjë. Nga aty ata shpresojnë të depërojnë në Kroaci e më pas në Slloveni. Gjatë javës që lam pas ministri i Brendshëm Oliver Spasovski deklaroi se Maqedoni nuk është asgjë më shumë se një koridor për rrugëtimin e tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne