Rrjeti mundi Top Channel: fshihet nga interneti emisioni ku misionaret Alfred dhe Djana Zike kerkonin ti merrin femijen Gezim Abdulajt

 

Janë hequr nga youtube videot e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, ku bie në sy mungesa e asaj puntate me protagonist Gëzimin nga Treblova, që, në përballje me kërkesën e një pastori, Alfred Zikes, për t’i birësuar fëmijët e tij. Emisioni shkaktoi një furtunë reagimesh në rrjete sociale, ku dallohej vënia e opinionit në krah të Gëzimit.

Edhe pse Top Channel e serviri në lajmet e saj si diçka normale vijueshmërinë e emisionit pa një “fund të lumtur”, pjesë dermuese e opinionit e konsideruan atë më shumë se një dështim, një skandal. Heqja e videove nga youtube e konfirmon këtë.

Me poshte historia e plote e skandalit te Top Channel:

Ne daten 3 mars Arbana Osmani ne emisionin “Dua te bej te lumtur” ne Top Channel ka prezantuar nje shfaqje te shemtuar te misionarizmit protestant ne Shqiperi. Misionaret protestante Alfred dhe Djana Zike tregonin sesi 3 vite me pare ne jetimoren ne Sarande, ata kishin zbuluar dy vajza Ermonela dhe Aurora Abdulajn. Gjate aktivitetit te tyre prozelitues dhe rekrutues per ne protestante, ne jetimoren shteterore e cila duhet te jete laike, Alfredi dhe Djana kane rene ne sevda me dy vajzat muslimane Ermonela dhe Aurora. Pasi i kane joshur ne fene amerikane – protestante ata kane dashur ti biresojne.

Babai i tyre biologjik, fukarai Gezim Abdulaj nga Treblova e Vlores ka refuzuar qe femijet e tij ti biresohen nga rekrutuesit protestante. Qe ti mbushi mendjen Arbana Osmani e ka ftuar fukarain Gezim Abdulaj ne emisionin e saj, duke u rrokur qe ti mbushi mendjen qe ai t’ia fali femijet ciftit protestant-amerikan. Por ne emision Gezimi qendron krenar dhe nuk pranon t’ia fali femijet e tij protestanteve amerikane edhe perballe joshjeve financiare. Emisioni qe mund te shihet me poshte eshte nje skandal dhe tregon sesi protestantet amerikane u marrin femite, familjeve shqiptare. Ua rekrutojne dhe indoktrinojne dhe i ndajne nga familjet e tyre biologjike.

Ne kete emision per tu habitur zv/komisioneret e Avokatit te Popullit, cmojne se eshte ne interesin me te larte te femijes qe te jetojne ne nje familje rekrutuesish sesa prane babait biologjik. Sa e sinqerte mund te jete nje marredhenie mes nje familje qe ka per mision rekrutimin e njerezve me cdo lloj mjeti dhe metode, si mund te triumfoj marredhenia e sinqerte e babait biologjik te varfer ndaj ketyre misionareve te pasur, qe ne vend qe te ndihmojne babain qe te rrise vajzat e tij prane tij, investojne cdo gje qe ta shkepusin nga ky baba dhe ti marrin ne shtepine e tyre ku babai mos te kete me asnje kontroll.

Si ka mundesi qe keto punonjese shteterore garantuese te te drejtave te femijeve, ne vend qe te mbrojne femijet flasin pro misionareve protestante dhe ushtrojne presion psikologjik ndaj babait per ti mbushur mendjen te heqe dore nga vajzat e tij.

Babai i deshperuar kerkon qe kjo familje te rrije larg vajzave te tij, i deshperuar therret per distancim dhe mundesish largim nga kjo marredhenie e cuditshme e cila po cenon dhe po e largon ate nga vajzat e tij aq sa ato nuk e duan me dhe nuk duan te rrijne me te as per pushime. Por askush nuk do tia dije per kete marredhenie qe po keputet, askush nuk do tia dije se nje baba po humb vajzat e tij, por perkundrazi shqetesohen per marredhenien e pastorit me vajzat. Si mundet qe interesi i femijeve te jete me i larte prane dy rekrutuesve sess prane babait te tyre?

Shoqeria materialiste shqiptare qe vlereson vetem rrethanat ekonomike dhe aspak ato shpirterore, mbajten anen e pastorit protestant-amerikan duke treguar sesa pak vlen marredhenia e vertete e sinqerte megjithese e varfer e atij babai qe duhej ndihmuar dhe jo gjykuar si padrejte me vajzat e tij.

Nje emison i turpshem, rekrutues dhe diskriminues mund te thuhet per kete pjese, dhe ne kundershtim me qellimin e vete titullit te emisionit qe synon te lumturoje njerezit sipas variantit te tyre dhe sipas te vertetes, qe prish raportet familjare ne favor te predikuesve kristiane, qe favorizon te pushtetshmit e kishes perkunder te varferit baba hallexhi musliman.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne