Rrugaci katolik Gjekmarkaj sulmon Rexhep Qosen

Rrugaci Agron Gjekmarkaj i njohur për pikpamjet e tij si eskstremiste katolike ka sulmuar ashpër akademikun e njohur shqiptar Rexhe Qose. Në intervistën e tij dhënë ditën e sotme ekstremisti katolik Gjekmarkaj është shprehur:

“Zotni Qosja shumë herë gjatë këtyre viteve ka humbë raste të arta për me heshtë. Në Kosovë mendimet e tij kanë pësu’ inflacion shumë të madh, edhe për faktin se shoqnia kosovare, duhet pranuar, ka qenë më pak e indoktrinuar politikisht; a në mos e indoktrinuar me ideologji kombëtare, një dukuri kjo që i ka bërë veç mirë asaj në raport me sfidat historike me të cilat është përballur.
Qosja ka një problem të madh me mospranimin që i kanë bërë qytetarët e Kosovës si politikan e ideolog, duke zgjedhur skajshëm Ibrahim Rugovën në vend të tij, por duke e pranuar pjesërisht si njeri kulture, për aq sa vlen. Rexhep Qosja në Kosovë është njëri prej intelektualëve, dhe jo Intelektuali. Kjo është drama e tij të cilën s’do ta lexojë e pranojë.
Në Shqipëri i ka ecur kungulli mbi ujë, ku e ku më tepër si një personazh që ka legjitimuar nismat kulturore e politike të regjimit të Enver Hoxhës, qysh me Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972. Për këtë devocion Tirana zyrtare është treguar zemërgjerë duke i dhënë atë që ai dëshiron më shumë, titullin që në Kosove i mungon, atë të “patriarkut” me po aq zell sa ç’kanë gjuajtur kundër Ibrahim Rugovës.
Qose është shfaqur gjithmone si majtist, e kjo nuk ka gjë të keqe. Problemi është kur majtizmin do t’ua shesë të tjerëve si të vetmen rrugë dhe këndvështrim për botën.
Edi Ramës i duhet një legjitimues në Kosovë, një mbështës me mjekër plot thinja intelektualizmi, ndaj të cilit nuk kursehen elozhet. Skandali “Tahiri” është edhe skandali “Rama” në një farë mënyre, një problem i madh për Kryeministrin; paçka se drejtësia s’ka folur ende; paçka se drejtësia nën trysni dhe shantazh mund ta mbyllë si çështje. Por, kjo është nga ato vraga që nuk mbyllen kurrë.
Zotni Qosja nuk po ndërton një realitet të ri, thjesht po manipulon me “paanshmërinë” e tij realitetin ekzistues. Ai po sillet si mik i Edi Ramës. Por miqësinë mes tyre kot lodhet me na e shitë si sferë të epërme të mendimit kombëtar.
Për librat që ka shkruajtur, gjynah të sillet si Taulant Balla në Tiranë. Një këngë e vjetër thotë “o po shkon fjala nëpër tel”… tani, në kohën dixhitale është i pamundur deformimi i faktit nga gabime teknike, por tani është i mundur deformimi i ndershmërisë publike për arsye të njohura e të panjohura”, thotë Gjekmarkaj në një intervistë për Politiko.al.
Sipas tij, Rexhep Qose është një komunist që është përdorur nga Ramiz Alia.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne