Rrugët e Vlorës, shpërthime

Rreth 15 kg tritol u vendosën në 500 foletë e hapura në kolonat e një objekti në zonë e ujit të ftohtë në Vlorë.

Hoteli katërkatësh u shemb me një shpërthim të kontrolluar për t’i hapur vend punimeve për rrugën paralele me shëtitoren e bregut të detit në Vlorë.

Policia e Vlorës së bashku me punonjësit e IKMT kishin marrë masat për mos lejimin e qytetarëve në një perimetër prej 200 m larg godinës. IKMT ka inspektuar për dëme të mundshme në terren pas shpërthimit.

“Është një tjetër objekt që i hap rrugën një tjetër projekti të qeverisxë shqiptare, kemi dhe objekte të tjera në këtë rrugë që do i ndiqni në ditët në vazhdim . Nëntë objekte janë në këtë zonë ku punuam sot. Deri në fillim të sezonit turistik do të kemi të gjitha ato objekte që kanë penguar zhvillimin e atyre projekteve”, tha Dallëndyshe Bici, IKMT.

Nëntë objekte të tjera po vlerësohen për shembje. Rruga që po ndërtohet paralele më shëtitoren pritet të jetë gati para sezonit turistik për të lehtësuar trafikun përgjatë lungomares.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne