RTQV: BE-ja po e humbet edhe më shumë reputacionin në syrin e turkoqipriotëve

Republika Turke e Qipros së Veriut (RTQV) njoftoi mbrëmjen e së mërkurës se Bashkimi Evropian, me mbështetjen e verbër që i jep palës grekoqipriote pa dëgjuar turqit qipriotë dhe Turqinë, po e humbet edhe më shumë reputacionin e tij në syrin e popullit turkoqipriot.

Sipas një komunikate me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të RTQV-së, thirrja e presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, që Turqia ndërpresë në Mesdheun Lindor praninë dhe punimet e saj, të cilat vijojnë me pëlqimin e palës turkoqipriote, nuk është në përputhje me realitetet rajonale dhe të drejtën ndërkombëtare.

Pasi theksohet se është e pamundur të pranohet kjo qasje e Tuskut në përpjekje për të injoruar arbitrarisht të drejtat e Turqisë, shtet që ka vijën bregdetare më të gjatë në Mesdheun Lindor, në komunikatë tërhiqet vëmendja se BE-ja është përpjekur si gjithmonë që të harrojnë dhe neglizhojë popullin turk të Qipros dhe të drejtat legjitime të tij.

“Me mbështetjen e verbër që po i jep palës grekoqipriote pa dëgjuar turqit qipriotë dhe Turqinë, BE-ja po e humbet edhe më shumë reputacionin e saj në syrin e popullit turkoqipriot”, nënvizohet mes rreshtave të komunikatës në fjalë duke u bërë thirrje autoriteteve të Bashkimit Evropian që t’i japin fund urgjentisht kësaj padrejtësie, të krijuar nga vetë ata në dëm të popullit turk të Qipros.

Turqit e Qipros – potencon komunikata e lartpërmendur – nuk do të heqin dorë kurrë/në asnjë mënyrë nga të drejtat e tyre edhe nëse BE-ja e vazhdon në çdo rrethanë këtë qasje, e cila prish gjithnjë e më tepër reputacionin e saj në syrin e turkoqipriotëve.

“Prononcimi i Tuskut duke mos përmendur as ekzistencën e turqve qipriotë dhe mbrojtur vetëm të drejtat e palës grekoqipriote mbi burimet e gazit natyror është një çështje e papranueshme. Ne po vëzhgojmë/dëshmojmë duke e jetuar se qasja favorizuese për administratën grekoqipriote, në vend që të kontribuojë për të zgjidhur çështjen e burimeve natyrore të lidhur me problemin qipriot dhe për t’i dhënë fund izolimit të popullit turk që Qipros, prodhon rezultatin e mbajtjes nën vargonj. Presim që kjo situatë të kuptohet/njihet sa më parë dhe që BE-ja të braktisë këtë qasje të padrejtë nëse me të vërtetë dëshiron që në Qipro të ketë një strukturë reciprokisht të pranueshme dhe të ndershme”, thuhet në fund të deklaratës së shkruar të MPJ turkoqipriote./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne