Ruçi vazhdon me egersi staliniste: përjashton Flamur Nokën nga seanca

Seanca Parlamentare është tensionuar sërish. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka pushtuar foltoren dhe nuk pranonte që fjalën ta merrte Shezai Rrokaj, i cili ishte në listë për të diskutuar projektligjin për pakicat kombëtare. Noka pretendon se ish-kryeministrit Berisha i është ndërprerë fjala. Mësohet se Noka i është drejtuar kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit duke thënë “ku ke b***  ti t’i ndërpresësh fjalën Sali Berishës?”.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi e ka përjashtuar Nokën nga seanca, duke cituar nenin e rregullores që përcakton se kur deputeti uzurpon foltoren, duhet të përjashtohet nga seanca. /TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne