Rudina Hajdari ua thotë troç deputetëve holandezë: Nëse nuk hapen negociatat, atëherë mos prisni të ndodhë kjo

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare në takimin e delegacionit shqiptar në Hagë me deputetët holandezë, Rudina Hajdari tha se pavarësisht se besonte se pakënaqësitë e opozitës ishin legjitime, mandati nuk duhej lënë.

“Arsyet pse jam këtu pranë maxhorancës është se ne duhet të na hapin negociatat. Shpresojmë se në të ardhmen të mos kemi dhunë e protesta sepse dëmtojnë imazhin e Shqipërisë. Shpresojmë që çështjet e brendshme t’i zgjidhim”, tha Hajdari.

“Ne mendojmë se jemi gati. Nuk duhet të paragjykojmë njëri-tjetrin. Frika na izolon. Shqëipëria ka 10 vjet në NATO, çka e bën aleate të rëndësishme në Ballkan. Nëse Shqipëria hap negociatat do të kemi më shumë përgjegjësi për të vazhduar me reformat dhe ëe arrijmë standardet tuaja. Nëse nuk hapen negociatat muajin e ardhshëm, ne nuk e dimë çdo ndodhë vitin e ardhshëm, apo në Europë. Mos lejoni ndërhyrjet e tjera që duan ta tërheqin orientimin tonë drejt Bashkimit Europian”.

Komentit të një prej deputetëve holandezë se shqiptarët kryesojnë listën e kriminalitetit në Holandë, Hajdari u përgjigj: “Maxhoranca u bë arrogante me kalimin e kohës. Unë po ju them çfarë shqetësimesh kam personalisht me maxhorancën. Nuk ka bërë mjaftueshëm me krimin e organizuar dhe reformën zgjedhore. Por, këto janë gjëra të politikës së brendshme. Roli i opozitës është të kontrollojë çfarë bën maxhoranca. Vlerësim për reformën në drejtësi”./sot

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne