Ruhani: Politika amerikane synon rrënimin e Iranit

Presidenti i Iranit Hasan Ruhani ka theksuar se politika e ShBA-ve nëpërmjet sanksioneve ndaj vendit të tij synon të dobësojë, rrënojë dhe përçajë Iranin.

Në një fjalim para ambasadorëve dhe përfaqësuesve të misioneve në kryeqytetin Teheran, Ruhani kritikoi presidentin amerikan Donald Trump dhe politikën e përgjithshme të Uashingtonit ndaj Iranit.

Duke theksuar se Shtëpia e Bardhë në asnjë periudhë nuk ka ndjekur në një nivel të tillë politikë kundër ligjeve ndërkombëtare, Islamit dhe Palestinës, Ruhani tha se “politika e ShBA-ve nëpërmjet sanksioneve synon të dobësojë, rrënojë dhe përçajë Iranin”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne