“Ruleta Ruse” dërgon Spanjën në shtëpi, vendos heroi Akinfeev (foto)

Rusia shkaktoi surprizën më të madhe në këtë Botëror, duke eliminuar Spanjën në “Luzhniki” të Moskës pas serisë së 11-metërshve (4-3), pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyll në barazim 1-1.

Heroi i ri i Rusisë është portieri Akinfeev, me kapitenin që priti dy penallti.

Rusi Ingasheviç shënoi një autogol në minutën e 11-të në favor të Spanjës – i 10-ti deri tani në kampionat – ndërkohë që barazoi me penallti Dzhouba në të 41’, pas një prekje me dorë të Pikesë.

Autogoli i rusit Ignasheviç
Dzhouba feston pas barazimit me penallti

Pas kohës së rregullt dhe shtesave – ku u bënë për herë të parë edhe zëvëndësimet e katërta – me rezultatin 1-1 që nuk ndryshoi, skuadrat iu drejtuan pikës së bardhë.

Koke dhe Apas gabuan nga pika e bardhë, ndërkohë që rusët u treguan të gjithë të saktë, duke i mbyllur llogaritë përfundimtare 4-3.


PENALLTITË

HUMBET! Jago Aspas gabon, Akinfeev perfekt dhe Rusia kualifikohet!

Çerishev gol, 3-4

Ramos gol. 3-3.

Golovin gol, 2-3.

HUMBET! Koke gjuan dhe pret Akinfeev. 2-2.

Ignasheviç gol, 2-2.

Pike gol, 2-1.

Smolov gol, 1-1.

Iniesta gol, 1-0.


Penalltia e gjuajtur nga Koke i Spanjës
Penalltia e humbur nga Apas i Spanjës

Kështu, pas Gjermanisë dhe Argjentinës, një tjetër kampione bote largohet në shtëpi.

Rusia shkon në çerekfinale, duke pritur fituesin e çiftit Kroaci-Danimarkë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne