Rusët largohen nga Afrini

Ndërkohë që pritet fillimi i operacionit Turqisë kundër objektivave të organizatës terroriste PYD/PKK në Afrin të Sirisë, Rusia nisi të nxjerrë njësitë e saj ushtarake nga rajoni.

Sipas informacioneve që AA ka siguruar nga burime të besueshme në Afrin, policia ushtarake ruse, e vendosur në afërsi të fshatit Kefer Xhene, po largohet në grupe nga rajoni.

Dhjetëra policë ushtarakë të larguar nga Afrini kanë mbërritur në qytezat Nabul dhe Zehra, të cilat kontrollohen nga forcat e regjimit të Beshar Esadit.

Një pjesë e policisë ushtarake të Rusisë ndodhet ende në Afrin.

Shefi i Shtatmadhorisë së Turqisë, Gjeneralarmate Hulusi Akar, në kuadër të vizitës së tij në Rusi, i shoqëruar nga kreu i inteligjencës turke (MIT), Hakan Fidan, të enjten ishte takua me shefin e Shtatmadhorisë së Rusisë, Valery Gerasimov.

Në takim u diskutuan çështjet e sigurisë rajonale, zhvillimet e fundit në Siri si dhe procesi i bisedimeve në Astana dhe Gjenevë për zgjidhjen e krizës siriane./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne