Rusët vënë në funksion centralin e parë atomik protabël

Centrali i parë atomik protabël për prodhimin e energjisë, i quajtur Akademik Lomonosov, i prodhuar nga kompania ruse Rusatom është vënë në funksion.

Një prej funksionarëve të kompanisë Rusatom, në një intervistë për agjencinë Sputnik ka thënë: Rekatori i këtij centrali është futur në funksion në orën 17:58 sipas orës lokale në Rusi. Centrali atomik Akademik Lomonosoc, është i pari central i lëvizshëm për prodhimin e energjisë elektrike në botë. Centrali është ndërtuar në kompaninë e prodhimit të anijeve Balltik San Petersburg. Centrali është 150 metra i gjatë dhe është i pajisur me një reaktor me kapacitet prodhimi 70 megavat dhe plotëson nevojat e një zone me 100 mijë banorë. Sipas autoriteteve ruse, ky central mund të dërgohet në zonat e Azisë së largët dhe në veri të Rusisë për të garantuar nevojat për energji elektrike. Reaktori i centralit furnizohet një herë në çdo 36 muaj dhe ai ka një personel prej 70 ekspertësh. Centrali peshon 21.5 ton dhe mund të prodhojë 240 mijë metra kub ujë të ëmbël. Projekti për prodhimin e këtij centrali me vlerë 300 milion dollarë ka nisur në vitin 2008.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne