Rusi 2018 – Botërori i matrioshkave

Kukullat matrioshka me foton e themeluesit të Turqisë Mustafa Kemal Ataturk, Presidentit Erdoan, portugezit Cristiano Ronaldo, argjentinasit Lionel Messi, tërheqin vëmendjen e dashamirësve të futbollit që kërkojnë suvenire në qendrat turistike të Moskës.

Ethet në Kampionatin Botëror “Rusi 2018″ po vazhdojnë me ndeshjet e fundit në fazën e grupeve, ndërsa edhe tek kukullat matrioshka, simbol i Rusisë, ka një emocion të ndryshëm.

Ata që shkojnë në një ndër vendet më të njohura turistike të Moskës, tregu ”Izmailovo”, mund të hasin kukullat matrioshka të yjeve të futbollit të Kampionatit Botëror.

Kukullat matrioshka me figurën e portugezit Cristiano Ronaldo, argjentinasit Lionel Messi, brazilianit Neymar dhe atij francez Antoine Griezmann, tërheqin vëmendjen e dashamirësve të futbollit.

Interesi më i madh shfaqet për Ronaldon dhe Messin.

Përveç yjeve të futbollit, kukullat matrioshka janë edhe me figurat e sportistëve të njohur të NBA-së dhe NFL-së, të cilat gjithashtu preferohen nga dashamirësit e sportit.

Ndër kukullat matrioshka gjenden edhe emrat e njohur të politikës botërore.

Mes tyre janë themeluesi i Turqisë Mustafa Kemal Ataturk, presidenti aktual i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Rusisë Vladimir Putin, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe ai iranian Hasan Rohani.

Kukullat “matrioshka” u dizenjuan në shekullin e 19-të në Rusi për zhvillimin mendor të fëmijëve, por më vonë u shndërruan në ikonë të shtetit.

Tetë kukulla të futura brenda njëra tjetrës të dizenjuara në vitin 1890 nga artisti rus, Sergej Maljuti dhe të bëra nga artisti i gdhendjes së drurit, Vasily Zvjozdoçkin, emrin e tyre e morën nga emri i famshëm për femra gjatë asaj periudhe “Matrijona”.

Kukullat prej druri deri në fillim të shekullit XX përdoreshin në shkolla për zhvillimin mendor të fëmijëve, për mësimin e ngjyrave, dimensioneve dhe koncepteve familjare.

Kukullat për herë të parë u ekspozuan në vitin 1904 në një panair ndërkombëtar në Paris dhe u bënë të njohura në të gjithë botën me emrin “matrioshka”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne