Rusi – Forumi i biznesit turko-rus hapet sot në qytetin Voronezh

Njëzet kompani nga Turqia do të marrin pjesë në forumin e organizuar në qytetin Voronezh të Rusisë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Rusisë, Zyra e Konsullit Tregtar në Konsullatën e Përgjithshme të Rusisë në Stamboll, Këshilli Turko-Rus i Biznesit, Këshilli (turk) i Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike (DEIK).

Forumi do të zgjasë dy ditë dhe do të ketë tryeza të rrumbullakëta dhe shkëmbime idesh në fushën e tregtisë dhe ekonomisë.

Në mesin e delegacionit pjesëmarrës turk ka përfaqësues nga sektorët e ndërtimit, bujqësisë, industrisë së lehtë, ndërtimit të makinerive, përpunimit të metaleve, kimisë, kreditit dhe financimit, turizmit dhe shitjes me pakicë.

Sipas deklaratës që bëri në lidhje me këtë aktivitet zëvendësguvernatori i Voronezh, Andrey Revkov tha se forumi synon të zhvillojë marrëdhëniet midis kompanive nga Turqia dhe Rusia.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne