Rusi-Kroaci rrezikon të shkaktojë incident diplomatik mes Amerikës dhe Rusisë

Botërori ndodhet në fazën më kulminante. Kroacia pasi mposhti Danimarkën me anë të penalltive është kualifikuar në fazën çerekfinale, ku e pret skuadra organizatore dhe surpriza e këtij kompeticioni, Rusia.

Dhe, pikërisht kjo ndeshje po shkakton një ‘luftë’ diplomatike në Zagreb.

Sipas asaj që raporton portali i famshëm kroat, “Index.hr”, ndeshja çerekfinale midis kombëtares kroate dhe asaj ruse, që do të luhet të shtunën në qytetin e Sochi, po shndërrohet në një ‘betejë’ diplomatike në mes Rusisë dhe ambasadorit amerikan në Kroaci.

Kjo ka ndodhur për arsye se ambasadori amerikan, Robert Kohorst, ka bërë një postim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, postim që nuk iu ka pëlqyer aspak rusëve.

“Besoj e dini se për cilën skuadër bëj tifo”, postoi ai, një postim që nuk ka nevojë për shpjegime, pasi kuptohet qartë se për kë ekip do bëjë tifo ambasadori.

Një deklaratë që në pamje të parë duket se është një mbështetje e thjeshtë për Zvicrën, ndërkohë që në fakt ai ka ‘goditur’ rusët me këtë postim.

Pikërisht për këtë arsye, ambasada Ruse në Kroaci nuk ka pritur mirë këtë veprim dhe ka dalë me një reagim në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku ndër të tjera deklaronte se meqë amerikanët i duan kaq shumë kroatët, atëherë t’ua heqin atyre vizat për të udhëtuar për SHBA.

E pabesueshme sesi një ndeshje futbolli shkakton incidente të tilla.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne