Rusi – P/ligj për heqjen e taksave mbi anijet ndërtuese të Rrjedhës Turke dhe Rrjedhës së Veriut 2

Ministria ruse e Energjisë hartoi të martën një draft ligjor për të përjashtuar anijet e importuara në lidhje me projektet gazsjellëse “Rrjedha Turke” dhe “Rrjedha e Veriut 2” nga tarifat doganore dhe taksat.

Sipas p/ligjit në fjalë, anijet e importuara për ndërtimin e gazsjellësve “Rrjedha Turke” dhe “Rrjedha e Veriut 2” nuk do të paguajnë tarifa doganore dhe tatime.

Projekti i gazsjellësit “Rrjedha Turke”, i cili do të transmetojë gazin rus në Turqi dhe prej aty në Evropë, përbëhet nga dy tubacione, secili me gjatësi 930 km dhe kapacitet 15,75 miliardë m3 në vit.

Ndërsa me gazsjellësin “Rrjedha e Veriut 2”, kostoja e të cilit pritet të jetë rreth 10 miliardë euro, planifikohet që të transmetohet në Gjermani përmes detit Baltik një sasi prej 55 miliardë m3 e gazit rus në vit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne