Rusi – Presidenti Putin pret homologun palestinez, Mahmoud Abbas, disa ditë pas Netanyahut

Presidenti rus, Vladimir Putin, priti të shtunën në Kremlin Presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, disa ditë pas takimit në Moskë me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Jam i kënaqur t’u njoftoj për kontaktet tona me fqinjët tuaj dhe drejtuesit e vendeve të tjera të rajonit”, deklaroi Putini, cituar në një komunikatë të Kremlinit, në fillim të takimit me Abbasin.

“Di që situata në rajon është e vështirë, por ju jam mirënjohës që keni përfituar nga ky rast si Kupa e Botës për të ardhur në Moskë”, nënvizoi ai.

“Nga ana e tij, Mahmoud Abbasi shprehu shqetësimin e tij për sa i përket projekteve të Izraelit për krijimin e kolonive të reja duke theksuar se bëhej fjalë për problemin më të madh të autoriteteve palestineze”, sipas agjencive ruse të lajmeve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne