Rusi/ Sulm kamikaz në pallatin e FSB, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të ndodhur në pallatin e FSB (Shërbimet e Sigurisë së Brendshme) të Arkhangelsk.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ruse. Ka qenë një 17-vjeçar që ka shpërthyer veten.

Sipas guvernatorit të Arkhangelsk Igor Orlov, sulmi kamikaz ka ndodhur brenda ambienteve të pallatit.

Komiteti investigativ rus ka hapur një hetim penal për terrorizëm.

Djali është identifikuar por emri i tij nuk është bërë publik.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne