Rusia akuzohet për ‘zhdukjen e trashëgimisë islame’ pasi po restauron xhaminë e madhe në Krime

Rusia është akuzuar se po përpiqet të “fshijë kulturën muslimane nga Krimea” duke restauruar një xhami lokale. Megjithatë, punëtorët thonë se po e shpëtojnë ndërtesën historike nga rrënimi pas vitesh të gjata neglizhence.
Shumë monumente në gadishullin e Krimesë mbeten në gjendje të keqe sepse nuk kishte fonde të mjaftueshme për mirëmbajtjen dhe restaurimin e tyre gjatë viteve që rajoni ishte pjesë e Ukrainës. Xhamia e Madhe e Khanit në kopleksin Bakhchisaray nuk bëri përjashtim. Megjithatë, kur Rusia filloi në janar punën për të penguar shembjen e ndërtesës 500-vjeçare nga degradimi, jo të gjithë u gezuan.

Të dielën, rrjeti televiziv i Katarit Aljazeera publikoi një artikull rreth procesit të restaurimit, me titull: “A po përpiqet Rusia të fshijë kulturën muslimane të Krimesë?” Autori, gazetari me bazë në Moskë Mansur Mirovalev, dha një përshkrim tepër dramatik nga vendi i ngjarjes, ku e krahasoi xhaminë me një “pacient të lidhur me fashë”.

Artikulli përmendi zyrtarët ukrainas dhe liderët e vetëshpallur të komunitetit tatar, të cilët zgjodhën të largoheshin nga Krimea pasi u bashkua me Rusinë në vitin 2014. Ata që u intervistuan e quajtën restaurimin një “pjesë të lëvizjes së Kremlinit për të riformuar, ndaluar dhe fshirë identitetin kulturor të tatarëve e Krimesë. “Një zyrtar i Krimesë gjatë sundimit ukrainas, Edem Dudakov, pohoi se “kompleksi do të humbasë; ajo që po ndërtojnë është një mashtrim “.

Megjithatë, duket më e mundshme që xhamia do ta kishte humbur historinë nëse puna restauruese urgjente nuk do të fillonte. Xhamia e Madhe e Khanit është ndërtuar në vitin 1532 duke përdorur edhe materiale druri, të cilat nuk e kanë kaluar testin e kohës. Ruptly vizitoi vendin dhe ka ekzaminuar mjaft tjegulla të dëmtuara dhe trarë të kalbur që u hoqën prej ndërtesës historike, druri ishte aq i brishtë sa mund të thyhej fare lehtë me dorë.

“Trarët e kishin humbur plotësisht kapacitetin e tyre mbajtës”, tha Aleksandr Yasko, një mbikëqyrës ndërtimi i kompanisë ATTA, që po kryen restaurimin. “Ata ishin të kalbur dhe të ngrene nga brumbujt. U krye një ekzaminim mikologjik dhe u konstatua se të gjithë trarët ishin të infektuar me kërpudha.”

Yasko theksoi se ndërtesa historike është trajtuar me kujdes të madh dhe tregoi tjegullat e hequra nga çatia e xhamisë. “As edhe një copë e vetme e tjegullave nuk është hedhur kot. Të gjitha ruhen në një territor të hapur të muzeut, së bashku dhe trarët e kalbur”.

“Heqja e tjegullave ishte një punë shumë e komplikuar pasi çdo tjegull duhet të kalonte nëpër duart e disa punëtorëve. Përveç kësaj, ato duhej të zbriteshin nga një lartësi prej 13 metrash,” tha ai. Xhamia ka humbur shumë tjegulla për shekuj me radhë, sepse kulmi, i cili u ridizajnua pas zjarrit të vitit 1736, doli se ishte shumë i pjerrët. Yasko tha se forma historike e Xhamisë së Madhe të Khanit do të mbetet e pandryshuar pas restaurimit, ndërsa tjegullat e reja të vendosura do të pajisen me një sistem të veçantë fiksimi që do t’i pengojë ato të rrëshqasin.

Xhamia e Madhe e Khanit jo vetëm që ishte në një gjendje të keqe, por ajo përbënte një rrezik të vërtetë edhe për njerëzit që e vizitonin këtë vend. “Sipas vlerësimeve të mia, kulmi thjesht do të ishte shembur në pesë vitet e ardhshme dhe njerëzit do të vriteshin,” tha supervizori i punimeve./rt/Gazeta Impakt

https://on.rt.com/8zio

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne