Rusia akuzon NATO-n për “gënjeshtra”

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova akuzoi për “gënjeshtra” Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg i cili ka thënë se Rusia shkeli Marrëveshjen e Forcave Nukleare me Rreze të Mesme Veprimi (INF), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në llogarinë e saj në rrjetin social Zakharova drejtoi akuza ndaj NATO-s në lidhje me çështjen e INF.

“Gënjen pa iu skuqur fytyra. Kjo është NATO”, tha Zakharova duke komentuar deklaratat e Stoltenbergut se Rusia ka shkelur INF-në.

Zakharova tha se në takimin e zhvilluar muajin e kaluar në Mynih të Gjermanisë mes Stoltenbergut dhe ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov nuk është dhënë ndonjë provë në lidhje me shkeljen e INF-së nga Rusia.

Stoltenberg në një deklaratë për agjencinë Interfaks ka thënë se “Rusia shkel INF-në dhe se 29 vendet anëtare të NATO-s janë në të njëjtin mendim për këtë çështje”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, me 1 shkurt njoftoi tërheqjen e njëanshme të Washingtonit nga pakti i nënshkruar në vitin 1987 me Bashkimin Sovjetik, i cili parashikonte ndalimin e raketave me kokë bërthamore me rreze veprimi nga 500 deri në 5.500 kilometra.

Ndërsa më pas edhe presidenti rus Vladimir Putin duke e akuzuar SHBA-në për shkelje të marrëveshjes tha se “Edhe përgjigjja jonë do të jetë simetrike. SHBA-ja njoftoi pezullimin e marrëveshjes, po ashtu edhe ne e pezullojmë”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne