Rusia akuzon SHBA-në se ka arrestuar një shtetasin e saj

Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë arrestuar një qytetar rus, disa ditë pasi Moska arrestoi ish-pjesëtarin e marinës amerikane, Paul Whelan, nën akuza për spiunazh.

Në një deklaratë, të cilën e kanë cituar mediat ruse, Ministria e Jashtme ruse ka thënë se SHBA-ja ka arrestuar Dmitry Makarenko në ishujt verior Mariana më 29 dhjetor dhe e ka dërguar atë në Florida.

Ambasada amerikane në Moskë ende nuk ka reaguar lidhur me këto pretendime.

Whelan është arrestuar nga Shërbimi Federal rus më 28 dhjetor nën akuza për spiunazh por familja e tij thotë se ai kishte qenë në Moskë për të marrë pjesë në një dasmë.

Arrestimi i Whelan vjen disa javë pasi rusja Maria Butina, është deklaruar fajtore nga një gjykate në SHBA, se ka shërbyer si agjente për Kremlinin.

Kremlini ka mohuar se Butina është agjente ruse dhe ka organizuar fushatë në mediat sociale për lirimin e saj.

Duke komentuar mundësinë e shkëmbimit të të burgosurve, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabokov ka thënë sot se “nuk shoh asnjë arsye që të mos ngritet kjo çështje, në kuptimin e shkëmbimit. Ne duhet të ndërmarrim të gjitha procedurat e nevojshme për këtë situatë”, citohet të ketë thënë Ryabokov.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne