Rusia: Amerika ka krijuar kushte të rrezikshme për konkurrencën bërthamore

Rusia deklaroi se dislokimi i sistemeve kundër raketore të Amerikës në nivel global, ka krijuar kushte të rrezikshme për një konkurrencë të rrezikshme bërthamore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë të shtunën me anë të një deklarate, theksoi: “Gjatë viteve të fundit Amerika me dislokimin e sistemeve kundër raketore në rajone të ndryshme të botës, është shndërruar në një prej shtyllave kryesore për zhdukjen e strukturës së stabilitetit strategjik të botës”. Në këtë deklaratë thuhet: “Ky proces ka vështirësuar dhe komplikuar marrëdhëniet mes vendeve në rajonin Euro-Atlantik, në Azi dhe në Oqeaninë e Qetë. Dislokimi i këtij sistemi reketor është shndërruar në një prej pengesave më serioze në rrugën e çarmatimit bërthamor gradual dhe ka krijuar kushte të rrezikshme për konkurrencë të rrezikshme bërthamore”. Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë në fund të kësaj deklarate theksoi se kjo çështje ka vetëm një rrugëzgjidhje që Amerika të zotohet se me dislokimin e sistemeve raketore të mos rrezikojë sigurinë e vendeve të tjerëve për ta garantuar sigurinë e vetë”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne