Rusia ‘blindon’ Serbinë me armatime të reja, nis modernizimi

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se në takim me kolegun rus Sergej Shojgu ka filluar bisedimet për furnizim me pajisje të re armatimi nga Rusia.

Bëhet fjalë për katër helikopterë transportues Mi-17 dhe katër helikopterë lufte Mi-35.


“Po e vazhdojmë bashkëpunimin ushtarako-teknik me pajisje të reja dhe modernizim të avionëve të luftës Mig 29, pastaj tankeve T-72 dhe të automjeteve luftarake të këmbësorisë si dhe të disa llojeve të armatimit kundërajror. Serbia e armatosur është Serbi paqësore dhe garantuese e paqes në Ballkan”,ka thënë Vulin i cili sot ka filluar një vizitë në Rusi, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se Serbia derisa të udhëhiqet nga Vuçiç kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër Rusisë.

Vulin ka përsëritur se Serbia falënderon Rusinë për qasjen që ka ndaj Kosovës dhe për “përkrahjen e integritetit territorial të saj si dhe për përkrahjen në të gjitha çështjet e rëndësishme”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne