Rusia nuk lejoi që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të dënojë provën e fundit raketore të Koresë së Veriut, edhe pse Kina e mbështeti deklaratën e hartuar nga SHBA-ja.

Propozim-deklarata do të kërkonte nga Koreja e Veriut që “të mos kryejë më teste bërthamore” dhe të ndalojë lëshimin e raketave. Pheniani, në fundjavë, ka bërë një provë të dështuar raketore. Rusia tha se deklarata duhej të përfshinte nevojën e arritjes së një zgjidhjeje përmes dialogut. Koreja e Veriut ka shpeshtuar provat e saj bërthamore dhe rakterore, kohëve të fundit, pavarësisht sanksioneve nga OKB-ja. Qëllim i saj është të ketë kapacitet për të vënë kokat bërthamore në raketa balistike ndërkontinentale, të cilat mund të arrijnë caqe në gjithë botën, përfshirë SHBA-në./ PT