Rusia deklaratë në lidhje me komitetin kushtetues të Sirisë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar se nuk dëshirojnë të bëjnë presion në procesin e themelimit të komitetit kushtetues të Sirisë.

Lavrov, në konferencën e përbashkët për media, pas takimit të tij me homologun sllovak, Miroslav Lajcak, bëri vlerësime rreth Sirisë. Ai theksoj se vazhdojnë punimet për formimin e komitetit kushtetues në Siri për zgjidhje politike.

“Nuk dëshirojmë të zbatojmë presion ndaj këtij procesi dhe nuk shohim një arsye për të krijuar një datë artificiale për fillimin e punimeve. Këtu gjëja më e rëndësishme është kualiteti”, tha ai.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne