Rusia deklaratë për marrëveshjen me Turqinë rreth S-400

Drejtori i përgjithshëm i Kompanisë shtetërore Rosoboroneksport të Rusisë për eksportimin e armëve, Aleksandr Miheyev, duke theksuar se me Turqinë është nënshkruar marrëveshja e nevojshme për sistemet e mbrojtjes raketore S-400, tha se “por marrëveshja në fjalë ende nuk ka hyrë në fuqi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Moskë, Miheyev, në lidhje me sistemet e mbrojtjes raketore S-400 ka theksuar se vazhdojnë ende konsultimet mes Turqisë dhe Rusisë.

Pasi ka bërë të ditur se mes dy vendeve është nënshkruar marrëveshja në lidhje sigurimin e S-400, Miheyev ka shtuar komentin se “Por marrëveshja ende nuk ka hyrë në fuqi. Po punojmë mbi disa detaje teknike”.

Gjithashtu edhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan në një deklaratë ishte shprehur se janë hedhur nënshkrimet për sistemet e mbrojtjes raketore S-400 që do të merren nga Rusia.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne